Një analizë e re e bërë në Mbretërinë e Bashkuar ka vënë në pah se ka një rënie të mprehtë të besimit të krishterë në mesin e popullsisë britanike. Sipas kësaj analize, brenda dekadës së ardhshme, krishterimi mund të jetë minoritet në Mbretërinë e Bashkuar. Islami - Feja me më së shumti rritje në Britani Në të njëjtën kohë numri i Muslimanëve në Angli dhe Uells u rrit me 75 për qind. Ndërkohë, regjistrimi tregoi se pothuajse çdo i dhjeti musliman është nën moshën 25 vjeçare. Pothuajse gjysma e myslimanëve britanik janë nën moshën 25 vjeç, ndërsa pothuajse një e katërta e të krishterëve janë mbi 65 vjeç. Bazuar në këto shifra, Dr Watts Fraser, një teolog, ligjërues në Cambridge, tha se ishte "plotësisht e mundur" që krishterët të mbeten një minoritet brenda dekadës së ardhshme.[justify]