Radioja shtetërore e Iranit thotë se autoritetet e vendit kanë ekzekutuar dy burra të dënuar për spiunazh për shërbimin sekret izraelit Mossad dhe agjencinë amerikane të spiunimit CIA.
Raporti i së dielës thotë se Mohammad Heidari, i cili ishte akuzuar spiunazh ndaj Mossadit, dhe kishte dhënë informata në këmbim të parave, ashtu si Kourosh Ahmadi, i cili dyshohet se i dha inteligjencës të CIA-s informata, u varën.
Raporti nuk njoftoi nëse burrat ishin arrestuar apo gjykuar.
Irani thotë se herë pas here ka shpërbërë rrjetet perëndimore të spiunimit në vend dhe njofton arrestimin e individëve për akuza spiunazhi.
Teherani akuzon Izraelin dhe SHBA-të për spiunimin mbi interesat e tij jetike, veçanërisht programin e tij bërthamor, të cilin Perëndimi dyshon se synon prodhimin e një armë atomike. Teherani i mohon akuzat.
Si Izraeli dhe SHBA-të nuk kanë përjashtuar një opsion ushtarak kundër objekteve bërthamore të Iranit.
/mesazhi/