Duke ikur nga persekutimi i budistëve, dhe duke u përballur me vdekjen në kampet e refugjatëve, fëmijët e mijëra myslimanëve Rohingya janë duke jetuar me plagët e thella të torturës dhe traumës.
"Shtëpia jonë u kthye në zjarr. Policia paraushtarake qëllonin me armë, ndërsa njerëzit ikin, rrëfen "15-vjeçari Shwe Tun Naing.
"Një murg budist preu krahun e një myslimani i cili ishte duke ikur. Policia qëlloi me armë, preu me shpata, shqelma, katapulta dhe harqe. Qeveria në Burma po persekuton myslimanit Rohingya”, rrëfejnë dëshmitarët.
Në seancat e këshillimit për fëmijët refugjat, 75 fëmijë Rohingya përdorën piktura për të treguar historitë e tyre.
Një vizatim tregon shtëpitë në zjarr, qiellin e zi me tym. Një tjetër portretizon personat e armatosur që gjuajnë në drejtim të tyre.
Të gjitha përmbajnë imazhe të njerëzve duke ikur nga tmerri dhe të lënë shtëpitë e tyre.
Disa fëmijë Rohingya kanë përjetuar përvoja traumatike. Një djalë i vogël kishte mbuluar me letër fytyrën e tij në mënyrë që të tjerët të mos e shohin.
"Ndonjëherë fëmijët fajësojnë veten e tyre për atë që ka ndodhur," shkruan Rowley Independent.
Të përshkruar nga OKB-ja si një prej pakicave më të përndjekura në botë, myslimanët etnik Bengali të Birmanisë, të njohur përgjithësisht si Rohingya, po përballen me një katalog të diskriminimit në atdheun e tyre.
Atyre u janë mohuar të drejtat e qytetarisë që në vitin 1982 dhe janë trajtuar si emigrantë të paligjshëm në shtëpitë e tyre.
/mesazhi/