Ministria e Drejtësisë së Bahrejnit ndaloi komunikimin e organizatave politike me Hezbollahun libanez.
Ministri i Drejtësisë dhe Çështjeve Islamike Halid bin Ali Al Khalifa lëshoi një dekret i cili ndaloi komunikimin e të gjitha organizatave politike me Hezbollahun libanez.
Duke publikuar dekretin, zyrtarët nga agjencia e lajmeve të Bahrejnit , thanë se të gjitha komunikimet e organizatave politike në Bahrejn me Hezbollahun do të dënohen.
Dekreti do të hyjë në fuqi të martën, pas botimit në gazetën zyrtare.
Në një deklaratë të bërë të dielën, Ministri Al Khalifa kishte thënë se Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ishte një terrorist i cili shpalli luftë kundër Umetit mysliman.
/mesazhi/