Komuniteti musliman duke dhënë mbështetje financiare ka shpëtuar sinagogën e Bradfordit nga mbyllja
Sipas portalit izraelit Haaretz, vitet e fundit Sinagoga e Bradfordit, në veri të Anglisë, ka humbur një numër të madh të besimtarëve dhe është ballafaquar me probleme serioze financiare, derisa bashkësia muslimane e këtij qyteti nuk i ka ofruar mbështetje financiare.
Në qytetin Bradford, i cili në vitin 2010 u shpall "qytet i hapur për të gjithë imigrantët nga e gjithë bota", jeton një numër i konsiderueshëm i hebrenjve dhe muslimanëve.
Edhe pse sinagoga gjendet vetëm 500 metra larg xhamisë, muslimanët dhe hebrenjtë në këtë qytet nuk kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë.
Sipas Haaretz, kjo zgjati derisa çatia e sinagogës nuk ishte dëmtuar, e më pas komuniteti muslimanë në Bradford u organizua duke mbledhur të holla për riparimin e çatisë së sinagogës.
Udhëheqësi i sinagogës, Rudi Leavor tha se "kjo është një vepër e madhe dhe një dhuratë tepër e çmuar nga komuniteti musliman."
Disa herë deri më tani sinagoga ishte pranë mbylljes, sepse komuniteti hebre në Bradford, i cili aktualisht ka afër 40 familje, është duke u zvogëluar.
"Një shembull i bashkëpunimit"
Megjithatë, sekretari i Këshillit musliman në Bradford, Zulfi Karim, tha se ishte tronditur kur mësoi se sinagoga e qytetit është pranë mbylljes.
"Unë menjëherë organizova muslimanët e qytetit që ta ndihmojmë komunitetin hebre për të ruajtur sinagogën. Brenda pak ditësh kemi mbledhur paratë që atyre u kanë nevojitur, "tha Karim.
Ai vuri në dukje se Islami dhe Judaizmi kanë shumë gjëra të përbashkëta me çfarë mund të ndërtohet një bashkëpunimin i fuqishëm.
"Në të dyja traditat e besimit ekziston ndihma dhe solidariteti dhe vlerat e forta në kryerjen e punës, në familje dhe në gjithë komunitetin", tha Karim.
Pasi muslimanët ndihmuan komunitetin hebre ta shpëtojnë sinagogën, një grup i hebrenjëve për herë të parë vizituan xhaminë e qytetit, ndërkohë një grup i muslimanëve iu përgjigjën vizitës, duke vizituar sinagogën.
Përfaqësuesit e dy komuniteteve fetare kanë rënë dakord që në të ardhmen të organizojnë drekë ndërfetare në xhami dhe sinagogë.
Muslimanët dhe hebrenjtë në Bradford shpresojnë se ky akt i solidaritetit mund të jetë një shembull i bashkëpunimit dhe respektit reciprok për komunitetet hebreje dhe muslimane në mbarë botën.