Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Davutollu: Mbyllja e kufijve, gabimi më i madh që do të bënte Asadi Tue 21 Feb 2012 - 9:32 | |
| Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, ndodhet në qytetin Los Capos të Meksikës për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të grupit G-20.
Me këtë rast Davutollu sqaron pikëpamjet e Turqisë lidhur me temat globale, si dhe realizon takime dypalëshe kritike.
Kuptohet që në fokus gjendet Siria.
Davuollu iu drejtua regjimit të Asadit, i cili minon zonat kufitare për të penguar largimin e popullit në prag të takimit që do të zhvillohet ne 24 shkurt në Tunizi.
“Shndërrimi i Sirisë në një burg të hapur në qiell, do të ishte gabimi më i madh që do të bënte regjimi i këtij vendi. Siria ka nevojë për një qasje të re për t’u hapur me jashtë, për një Siri, ku të ketë akses e gjithë bota, dhe ku sirianët të kenë mundësi të shkojnë në çdo vend të botës, dhe jo për një qasje të tillë për t’i izoluar njerëzit brenda”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, shprehu edhe shqetësimin që ndjen për mos-miratimin e projektrezolutës për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës.
Davutollu tha se samiti i 20 ministrave të jashtëm, të cilët takohen për të diskutuar probleme globale është i rëndësishëm në aspektin e tentativave për t’u gjetur zgjidhje problemeve që janë të bllokuara për shkak të kartonit të vetos në organizata si Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Në fjalën drejtuar Ministrave të Jashtëm të G20-s, Davutollu foli për nevojën e një sistem të ri në kuadër të tentativave për t’u gjetur zgjidhje problemeve globale.
5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së zhvillojnë ndërmjet tyre disa negociata, pazarllëqe dhe vendimet dalin si konkluzion i këtyre pazarllëqeve, nënvizoi Davutollu dhe vijoi: “Me bllokimit që ndodhi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fatkeqësisht filloi edhe një proces që shkaktoi më shumë vdekje në Siri. Sepse kur u krijua opinioni që bashkësia ndërkombëtare nuk do të vepronte, një regjim që zotëron një opinion të tillë nisi të zhvillojë operacione edhe më të përgjakshme”./trt/ | |
|