Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin Tue 14 Feb 2012 - 1:31 | |
| Këtë herë regjimit sirian mesazhin Kryeministri Erdoan ia dërgoi përmes televizionit kombëtar të Azerbajxhanit.
Në mesazhin e tij Erdoan theksoi se Asadi ndodhet në rrugë të gabuar, ndërsa tha: “Asadi nuk duhet të mendojë që qëndrimin tim në pushtet e kërkon Rusia apo Irani”.
Kryeministri Erdoan disa ditë më parë dha një reportazh për programin “Hesabat” që transmetohet në kanalin e televizionit kombëtar të Azerbajxhanit. Në këtë reportazh Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetares Ganire Atashova.
Kryeministri turk u ndal në pikën që ka arritur pushteti i Asadit në Siri, ndërsa tha: “Asadi tani duhet absolutisht ta lëshojë pushtetin. Nuk ka zgjidhje tjetër për këtë dhe tashmë as që bëhet fjalë që ky regjim të vazhdojë të qëndrojë akoma në pushtet”.
“-Asadi nuk është i sinqert”, - u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Qeveritë nuk mund të qëndrojnë në pushtet për sa kohë ato bien ndesh me popullin e tyre”.
Kryeministri Erdoan kritikoi edhe Rusinë me Iranin, vende që heshtin ndaj brutalitetit që ndodh sot në Siri”.
Lidhur me qëndrimin e Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, për ngjarjet e vitit 1915, Erdoan tha: “Kjo duket hapur që është mbajtje ane”.
Kryeministri Erdoan tha se Sarkozi nuk ka qenë asnjëherë i sinqertë dhe i drejtë në marrëdhëniet me armenët, duke shtuar se Franca duhet të dalë nga treshi i grupit të Minsk-ut./trt/ | |
|