Edhe pse pritej që gjatë fjalimit të tij, presidenti sirian Bashar Asad, të njoftojë fillimin e reformave në vend dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai zgjodhi rrugën e kolegut të tij, liderit libian.
Sikur edhe të gjithë myslimanët e kohës së tanishme, që për dobësitë tona i akuzojmë të tjerët, edhe Bashar Asad, për protestat në vend i akuzoi komplotistët e jashtëm dhe të brendshëm për trazirat e fundit ku ka edhe të vrarë.
“Trazirat e fundit në Siri ishin pjesë e një komploti të gjerë të fuqive të huaja, por Siria dhe populli sirian do të neutralizojnë këtë komplot dhe do të dalin fitimtarë, deklaroi lideri sirian, duke shtuar se “ reformat gjithmonë janë të nevojshme, dhe mu për këtë nuk ka nevojë për protesta.”
Ai gjatë fjalimi të tij nuk përmendi as heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në fuqi është që nga viti 1963, dhe largimi i saj është nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Njëkohësisht, njeriu që drejton vendin me 22 milionë banorë që prej 11 vitesh, premtoi një kundërveprim të shpejtë të shtetit, për të shtypur puçin e keqbërësve të organizuar nga interesa të huaja në Siri.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër fjalimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad për shkak se dështoi t’i adresojë reformat e kërkuara nga protestuesit anti-qeveritarë.
Enlarge this image