Syri i keq mund të ndikojë negativisht të sëmurë bile edhe të mbytë.
Efekte më të m5dha negative ka mbi fëmijët dhe femrat.
Në kohën e Pejgamberit a.s në fisin Esedkishte një njeri q5 kishte sy të keq. Syri i tij mund të mbiste edhe deve.
Mushrikët e Mekes kërkuan nga ai që ta mbiste Muhammedin a.s Por Allahu xh.sh e mbrojti nga ky qëllim i keq i tyre. Në Kur'an thuhet: E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukën ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin (nga inati) thanë: Ai është i marrë! Kalem: 51.
Muhammedi a.s ka thëná; "Syri i keq është realitet"
"Gjysma e njerëzve vdesin nga syri i keq"
Nëse dikush është i vetëdishëm se sytë e tij kanë efekt të keq duhet që sa herë që sheh diçka që ia tërheq vmendjen apo ndonjë fëmijë të vogël, duhet të thotë mashaallah. Po qe se dikush vëren se është i ndikuar nga syri i keq dueht të dijë se ilaçi më i mirë për të është vetë Kur'ani .
Leximi shtatë herë i sures Fatiha, Ajetul Kursinë, Kafirunë, Ihlasin, Felek, dhe Nas është efikas kundër magjisë syrit të keq dhe largon dertet.
Pejgamberi a.s ka thënë: Këto dy sure (Felek, dhe Nas) ruajnë nga belatë, syri i keq! Nuk ruan asgjë tjetër siç ruajnë këto dy sure.