islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Demet e predikuesve injorant..! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Demet e predikuesve injorant..! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Demet e predikuesve injorant..! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Demet e predikuesve injorant..! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Demet e predikuesve injorant..! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
549 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 549 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Demet e predikuesve injorant..! Empty96%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Demet e predikuesve injorant..! Empty0%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Demet e predikuesve injorant..! Empty0%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Demet e predikuesve injorant..! Empty0%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Demet e predikuesve injorant..! Empty1%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Demet e predikuesve injorant..! Empty2%Demet e predikuesve injorant..! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Demet e predikuesve injorant..!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Demet e predikuesve injorant..! Empty
MesazhTitulli: Demet e predikuesve injorant..!   Demet e predikuesve injorant..! EmptyFri 11 Mar 2011 - 14:31

Nuk lejohet që të
merret me predikime dhe këshillime ai që nuk është dijetar, sepse kjo
sjell dëme të mëdha dhe vjen në kundërshtim me hadithet e Pejgamberit
s.a.v., pasiqë ai s.a.v. na ka urdhëruar që për ç’do çështje
t’autorizojmë atë që është kompetent për të dhe thotë:

“Nëse i besohet një çështje jokompetentit atëherë prite ditën e fundit (kijametin)”
. Sahihul Buhari, libri mbi diturinë, kapitulli II, hadithi nr. 59.


Hadithi sikur do të thotë se autorizimi dhe dhënia e ndonjë çështjeje
atij që nuk është kompetent, arrijnë shkallën e fatkeqësisë dhe aludon
në ditën e kijametit (dita e shkatërimit të gjith çkaje).


Me këtë hadith vërtetohet se një gjë e tillë, angazhimi i injorantit me
vaiz e këshilla, është nga mëkatet e mëdha dhe vërteton se i padituri
nuk është i përshtatshëm për predikime dhe këshillime, por kjo detyrë
është e veçuar vetëm për dijetarët kompetent dhe se nuk duhet lejuar
injorantët të merren me të.




Njëra nga dëmet që mundet të shkaktojnë injorantët është ajo se
këta njerëz munden të gabojnë në ndonjë çështje dhe mos e vërejnë
gabimin që kanë bërë edhe pse ka nga ata që ruhen shumë, por është e
qartë se nuk mund të ruhen deri në atë masë që ta kalojnë nivelin e tyre
intelektual. Pasiqë nuk kanë dituri të mjaftueshme për atë lëmi, andaj
mundësia për gabime ekziston.




Dëmet e predikuesve (vaizëve) injorant

Nëse kjo kategori njerëzish (injorantët) merren me predikimin e fesë,
njerëzit do t’u drejtoheshin për shumë çështje të fesë pasiqë i
konsiderojnë për dijetarë, e këta nuk janë zemërgjërë (të sinqertë) që
të deklarojnë se janë të padijshëm në fe dhe se nuk janë kompetent për
një gjë të tillë (ne e dijmë se ditët e sodit nuk gjenden lehtë
zemërgjërit, të sinqertit). Këta njerëz, i japin të drejtë vetes per
fetfa dhe tu përgjigjen të gjitha pyetjeve që u parashtrohen atyre duke u
bazuar në mendimin e tyre të lire. Kështu që përgjigjet e tyre në të
shumtën e rasteve do të jenë të gabuara. Ka disa injorant të shkathët
(oratorë dhe manipulant) të cilët përgjigjen në atë mënyrë që nuk i jep
zgjidhje pyetsit, por në të njejtën kohë nuk e shfaq injorancën e tij.


Na ishte dikur në Kanku, një fshat në provincën Saharanpur të shtetit
Punxhab (Punxhab është njëri nga 28 shtetet e Indisë së sotme, i cili
gjendet në veri të Indisë dhe në afërsi tw Pakistanit, shënim i përkth.
në gjuhwn shqipe) një injorant që jepte fet’va. E pyeti një herë Rashid
Ahmed El Ganguhi, dijetar i madh, muhaddith dhe fekih, i cili atëherë
ende ishte i ri në moshë: “Lejohet apo nuk lejohet martesa e gruas
shtatzënë e cila nuk ka burrë? Kurse ai u përgjigj: “Martesa e saj është
si ngritja e një muri të lartë rreth saj”.
Kjo përgjigje e paqartë, nuk e kënaqi pyetsin, pasiqë nuk e kuptoi se a
lejohet martesa apo jo dhe në të njejtën kohë nuk e paraqiti injorantin
si të tillë. Të atilla janë përgjigjet e injorantëve, që nuk i kuptojnë
masa e gjerë dhe shkojnë drejt gabimeve të shumta.


Ndodhë që predikuesi injorant të thotë se do të përgjigjet për ndonjë
çështje të parashtruar pasiqë tu referohet librave që janë përkthyer në
gjuhën urdu në kohën tonë, mesele të shumta janë përkthyer në gjuhen
urdu, por unë do të kisha thënë; disa çështje përmenden në dy kapituj të
ndryshëm, në njërin konsiderohet çështje e pakufizuar (mutlak) kurse në
tjetrin si çështje e përkufizuar (mukajjed). Këto regulla dhe norma të
sheriatit janë të vështira edhe për dijetarët e zakonshëm
(joprofesionist) e lere më për injorantët.


Këta dijetarë të mangur, shpeshherë e ngushtojnë xhematin gjatë
këshillimeve që ju bëjnë duke ju thënë: “me të vërtetë All-llahu xh. sh.
ua ka garantuar robërve të tij rizkun”. Prapëseprapë, njerëzit kanë
frikë dhe nuk janë të sigurt për një gjë të tillë dhe ndonjëherë
mendojnë se nuk do tu arrijë rizku i All-llahut xh.sh. Në këtë rast,
këta pseudointelektual e akuzojnë popullin duke u thënë se u është
dobësuar imani duke e argumentuar këtë me shembullin e atij që është i
ftuar në ndonjë banket ku i ftuari është i sigurt se do ta hajë atë
ushqim edhe pse atë ia ka premtuar një njeri, kurse nuk beson në
premtimin e All-llahut. Por këta dijetarë jo aq të mprehtë, duhet ta
dinë se kjo që thonë ata nuk ka të bëjë me dobësinë e imanit, por me
dobësinë e temperamentit (natyrës) të njeriut.




Mes dobësisë në iman dhe dobësisë në temperament

Ka dallim mes dobësisë në iman dhe dobësisë në temperament. Së këndejmi,
nuk ka musliman që nuk beson në premtimin e All-llahut xh.sh., kurse
shembulli që përmendet për të sqaruar çështjen në fjalë është i gabuar,
për arsye se nuk lejohet kijasi (analogjia) në mes premtimit të
All-llahut dhe premtimit të njeriut.


Personi që përgatitet për një banket (gëzim familjar) e di kohën se kur
do të ndodh një gjë e tillë dhe me këtë do ta njoftoj edhe të ftuarin
për kohën e tij. Sikur premtimi i Allahut xh. sh. të ishte në këtë
mënyrë, i qartë dhe i kufizuar në kohë, atëherë muslimanët do t’i
besonin më tepër premtimit të Tij sesa premtimit të njeriut.


Premtimi i All-llahut xh.sh. në lidhje me rizkun (furnizimin) nuk është i
definuar në kohë, mënyrë dhe sasi. Ndoshta rizku i All-llahut nuk arinë
ditën e nesërme, por arrin të pasnesërmen. Prandaj themi se premtimi i
All-llahut është i padefinuar. Në anën tjetër, ai që i fton njerëzit në
një banket, zakonisht e cakton edhe kohën e saktë të tij. Prandaj themi
se luhatshmëria e robit të All-lahut për çështjen e furnizimit hyjnor,
nuk vjen si rezultat i dobësisë së imanit të tij, por si rezultat i
dobësisë në temperamentin e tij. Po sikur të ishte ftesa e atij personi
(që i fton njerëzit në banket) e padefinuar në kohë dhe mënyrë, atëherë i
ftuari në banket do të ishte shumë më i pasigurt se sa në premtimin e
All-llahut. Sa faqezi është ai predikues që i akuzon muslimanët për
dobësi të imanit, në kohën që kjo dobësi vjen si rezultat i dobësisë në
temperamentin e tij dhe jo si rezultat i imanit të tij të dobët.




Çështja e blerjes së arit dhe argjendit

Na ka ndaluar sheriati që të bëjmë mbivlerësim në llojet (sendet) e
ngjashme, si p.sh.: blerja e arit me ar, apo blerja e argjendit me
argjend. Në këto raste vlerësimi duhet të jetë i njejtë dhe ndalohet ta
mbivlerësojmë njërin ndaj tjetrit, kurse injoranti këtë çështje e shtron
ashtu siç duket në pamje të parë.


Ndodh që në një kohë të caktuar, të mos jetë e njejtë vlera e argjendit
me vlerën e “rupit”, por 10 gr. argjend të jetë e barabartë me 10 “anat”
rupi , kështu që blehet argjendi me një vlerë më të madhe se rupi. Në
këtë rast, predikuesit injorant nuk dinë tjetër pos rregullit se nuk
lejohet të mbivlerësohet njëra nga dy sendet që janë të të njejtit lloj.
Kështu që, ose nuk do të blejnë argjend përpos se të jetë i barabart me
rupin; në këtë rast do t’i injoroj populli (pasuesit e tyre), ose t’i
detyrojnë muslimanët e tjerë që most të blejnë argjend përpos se të jetë
e barabartë me rupin. Në të dyja rastet do ta akuzojnë sheriatin duke
thënë se sa e çuditshme është kjo mesele (çështje): argjendi mund të
blehet më tepër me të njejtat rupi, kurse sheriati thotë se sasia e saj
duhet të jetë e njejtë me të rupit?!


Ky konfuzion (paqartësi) vjen si rezultat i injorancës së tyre. Njohësi i
mirë i sheriatit kur e sqaron këtë çështje thotë: në kohën kur blehet
argjendi me rupi dhe vlera e tij ështe më e madhe së rupi, mos e bleni
argjendin me rupi, por ndrojeni (këmbejeni) atë me paiso (1 rupi=100
paiso) dhe blejeni argjendin me ta, sepse paisot (në formë monedhe)
përmbajnë në vete argjend dhe metale të tjera veç argjendit. Në këtë
rast argjendi vjen si këmbim me argjendin që gjendet në një paiso, kurse
pjesa shtesë e argjendit vjen si kudervlerë e metalit që gjendet në
paiso. Në këtë rast ndryshon lloji, prandaj lejohet mbivleresimi i
njërës ndaj tjetrës . Ky ishte një shembull se si predikuesit injorant
ua komplikojn çështjet masës së gjërë.




Çështja e divorcit

Tani do ta parashtroj para jush çështjen e talakut (divorcit) dhe
shembullin e varshmërisë (tekjidit) që e përmenda më herët. Ka të bëjë
me kapitullin mbi aludimet, ku fukahatë kanë llogaritur fjalën
“ihtarii”(zgjidh, drejtuar gruas) nga aludimet e divorcit dhe e kanë
përmendur në kapitullin e aludimeve për divorc, por kanë thënë se
divorci mund të ndodh vetëm nëse mutaliku (divorcuesi) e ka për qëllim
divorcin.


Në shikim të parë duket se divorci mund të ndodhë vetëm me nijetin e
divorcuesit, ndonëse fjala “ihtari” nënkupton realizimin e divorcit, por
që kushtëzohet me një kusht tjetër që përmendet në kapitullin e
autorizimit ku e kanë përmendur dhe ku thuhet se “ihtari” nuk mundet të
ndodh vetem me nijetin e divorcuesit i cili e shpreh nijetin e tij me
fjalë, por një gjë e tillë mund të realizohet (të plotësohet divorci)
nëse gruaja e zgjedh divorcin në të njejtën kohë kur është theksuar
divorci nga ana e divorcuesit (burrit të gruas).
Fukahatë, kushtin e zgjedhjes së divorcit nga ana e gruas nuk e kanë
përmendur në kapitullin e aludimeve por e kanë përmendur në kapitullin e
autorizimit. Në këtë rast, nëse dikush mundohet që të sqarojë çështjen
“ihtari” duke iu referuar vetëm kapitullit të aludimeve, do të gabonte
gjithsesi, sepse do të pohonte për vlefshmërinë e divorcit si rezultat i
qëllimit të divorcuesit të shprehur me fjalë, a ne e dijmë se kjo është
gabim. Në këtë çështje kanë gabuar edhe dijetarët, një gjë të tillë e
ka pohuar edhe dijetari Shami (Imam Ibën Abidini), i cili tregon për një
fekih që ka gabuar në këtë çështje.




Dallimi mes shprehjes së pakufizuar (el-mutlak) dhe te kufizuarës (el-mukajjed)

Ndodh që një çështje të jetë e pakufizuar (mutlak) në ndonjë libër dhe e
kufizuar (mukajjed) në një libër tjetër. Për këtë arsye, nuk i lejohet
myftiut që të japë fetfa për ndonjë çështje, duke u bazuar vetëm në atë
që e ka lexuar në një libër të vetëm, por të japë fefva pasi të ketë
hulumtuar në më tepër libra dhe burime të ndryshme.
Në fakt, shkenca e fik’hut është tepër precize, dhe është shumë e sigurt
se munden të gabojnë në çështjet që kanë të bëjnë me të, ata injorantë
që i këshillojnë (u japin fetfa) të tjerët.
Mënyra më e mirë për t’i sprovuar këta predikues injorant është që në
mexhliset e tyre të ulet ndonje dijetar, tre apo katër herë, por të
qëndrojë diku i fshehur. E kushtëzoj qëndrimin e këtyre dijetarëve me
tre apo katër herë, sepse ndodh që predikuesit injorant të mos të
gabojnë në të parën herë, por e kanë të vështirë të mos gabojnë për një
kohë të gjatë. Pas gjithë kësaj, nëse i pyet dijetarët për madhësinë e
gabimeve të tyre do ta kuptoje të vërtetën mbi ta (se sa injorant janë
këta predikues).


Mu për këtë arsye, këshilloj që ky mision most tu lihet në dorë
injorantëve dhe jokompetentëve. Unë nuk them se dijetari nuk gabon dhe
se nuk mundet që nga ai të dal asnjë gabim. Ata janë njerëz dhë mundësia
për të gabuar është e pranushme, mirëpo gabimet e tyre do të jenë të
pakta dhe të vogla e nuk do të jenë të shumta dhe të mëdha. Për
shembull: nëse dijetari jep njëqind keshilla, ai ndoshta vetëm njërën
nga ato nuk do ta qëllojë edhe atë rallëherë, kurse gabimet e injorantit
janë të shumta dhe të mëdha kur ai i këshillon të tjerët. Gjithashtu,
nëse dijetari gabon ai gabimin e tij do ta përmisojë në ndonje mexhlis
(tubim) tjetër, sepse është i vetëdijshëm për gabimin e tij, kurse nga
injoranti nuk mund të pritet një gjë e tillë.


O ju të nderuar! Ndoshta juve nuk ju ka bë vaki, por mua po, prandaj ju
them se jokompetentit nuk duhet lejuar që të merret me vaiz (këshillime)
dhe hutbe (ligjerata). Pasha Allahun, injornca sjell dëme të shumta dhe
rreziqe të mëdha.


Ja një shembull: Një njeri nga qyteti i Kanpurit (qytet në Indinë e
sotme) kishte bërë kurban një dele e cila nuk kishte asnjë gjymtyrë të
shëndoshë dhe kur të tjerët i thanë se kjo dele nuk lejohet për kurban
ai u përgjigj: “gruaja ime ka dhënë fetfa se kjo dele lejohet për
kurban”. Pastaj shkoi te gruaja e tij dhe i tha se njerëzit thonë se e
ke gabim fetfanë. Ajo kishte lexuar një përkthim të librit
Sherhul-Vikaje në gjuhën urdu. Pasi e gjeti librin ku gjendeshte çështja
në fjalë (meselja), shkoi me të para masës dhe u tha: “lexoni këtë
pjesë” dhe në të shkruante se nëse një e treta e gjymtyrës së kafshës
është e këputur, lejohet të bëhet kurban. Kështu gruaja tha: “Cila
gjymtyrë e saj është e këputur më pak se 1/3 dhe nuk është më tepër se
aq?” edhe pse gjymtyrët e saj ishin të këputura në tërësi. A ka çmenduri
më të madhe se kjo?! Gruaja ishte bërë myfti vetëm se kishte lexuar një
përkthim të “Sherhul Vikaje” në gjuhën urdu!



Burim sherifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Demet e predikuesve injorant..!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëmet e sheqerit
» Dëmet nga syri i keq
» ~Demet e Droges !!!
» Dispozita e Islamit rreth duhanit dhe dëmet e tij për njeriun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: