Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Dispozita e Islamit rreth duhanit dhe dëmet e tij për njeriun Mon 25 Apr 2011 - 20:10 | |
| 1. Duhani është bimë e keqe. Allahu thotë: "U lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet.” Araf, 157.
2. Duhani është shkak për shumë sëmundje shkatërruese. Allahu thotë: "Dhe mos vrisni veten tuaj (duke vrarë njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju. Kush bënë këtë që ndaloi Zoti dhe tejkalon kufijtë,Ne do ta hedhim atë në zjarr të fortë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Nisa, 29-30.
3. Duhani është shpenzim i tepruar. Allahu thotë: "Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë.” Araf, 31.
4. Duhani është shpenzim i panevojshëm. Allahu thotë: "Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” Isra, 27.
5. Duhani është i dëmshëm. I dërguari i Allahut thotë: "Mos e dëmto veten e as mos e dëmto dikë!”Vëlla i dashur, sa i dëmton robërit e Allahut kur ti pi duhan! E dëmton ambientin dhe plagos ndjenjat e të tjerëve. Dëmton familjen tënde. Dëmton njerëzit në vendet publike si në tren, autobus, tregje në vende të pritjes. A nuk ke dëgjuar fjalën e Allahut, i Cili thotë: "E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.”Ahzab, 58.
| |
|