C’ka ka syri që loton?!
C’ka ka syri që loton?!
E strukur, e lodhur, e uritur, e etur, e mërzitur, pak sa e demoralizuar dhe e zhytur në një oqean mendimesh në këto ditë të agjërimit. Dëshiroj të zbuloj, të gjej, të hulumtoj dhe të jap përgjigje një misteri që ka kapluar shpirtin tim dhe të mundem të gjej qetësinë shpirtërore.
Filloi ky muaj dhe ja kaloi edhe mesi i tij, shumë ngjarje më vërshuan nga anë të ndryshme, pozitive dhe pa mungesën e atyre të padëshiruarave, atyre të anës negative, ashtu siç dinë jeta ndonjëhere të tregohet e padhimbshme. Por duke kryer edhe ajo vetëm funkcionin e vet dhe duke arrit barazpeshimin që i nevojitet jetës. Kaloi mesi i muajit të cilin e dashuroj me shpirt, për të cilin çdoherë kam shkruar nga thellësia e shpirtit tim pasi se ka dhe gëzon një respekt të madh në jetën time. E pres për çdo vit me mallëngjim pasi që dëshiroj thjesht nga ky muaj të dal e pastërt prej gabimeve edhe pse ne të gjithë prap gabojmë edhe para se të zgjohemi ndoshta mirë prej gjumit. Për atë jam shumë e vetëdijshme dhe nuk kam asnjë dilemë aty, por prap është dëshirë që e kam thellë në shpirt.
Para se të kaloj në mijëra tregime dhe egzagjerime tjera, të kthehem prap në dhomën time ashtu duke menduar dhe të ju tregoj edhe juve që po lexoni se ku isha e humbur ashtu thellë dhe me aq intenzitet.
Mos mendoni se isha e zhytur në ndonjë oqean të realtë; Jo; Jo, nuk isha aty përnjëmend, por isha e zhytur në një oqean shumë më gjigant dhe shumë më të thellë se oqeanet që egzistojnë në realitet. Isha e zhytur në oqeanin e meditimit, oqeanin e mendimeve të mija i cili për momentin ishte me të vërtetë i pafund
Siç ceka më parë jeta ka gjithmonë atë itenzitetin e vet, ndonjëherë kalon përskaj ashtu lehtë pa e hetuar fare, ndonjëherë tregohet e bukur, e dashur e lezetshme dhe e larmishme me ngjyrat, mirësitë, bukuritë dhe emocionet që sjell me vete. Por ajo din edhe të tregohet e vrazhdët dhe nuk të pyet aspak se çka don apo nuk don, thjesht të del përpara dhe ti nuk ke asnjëfarë fuqie t’i kundërvihesh apo ta kundërtosh.
Pra nëse i duam të mirat që na i jep Zoti për çdo ditë, na duhet të dojmë edhe sprovat që na vijnë. Njeriu nga vetë natyra është i dobët dhe ashtu edhe secili prej nesh nuk i don sprovat, por se ku qëndron e mira dhe thesari i vërtetë ne nuk mundemi të dijmë. Por jam e bindur thellë, duke u bazuar në atë se sa na don Krijuesi, secilin prej nesh e don pa masë, e jo në veçanti vetëm mua; se sprovat janë shumë më të vlefshme për ne. Aty skalitemi dhe fitojmë përvoja të reja të jetës të cilat asnjëherë nuk do të ishim në gjendje vullnetarisht ti kalonim dhe ti mësonim. Por njeriu është i krijuar i butë siç thotë Allahu në Kur’an.
„ Ne e krijuam njeriun të butë”
Mirëpo njerëzit për rreth nesh ndonjëherë dinë me qëllim apo pa qëllim:
- të na dashurojnë
- të na gëzojnë
- të na mbrojnë
- të jenë gjithmonë në afërsinë tonë
- të na japin ndjenjën se jemi çdo gjë për ta
- të na kujtojnë pa nda
- të luten për të mirën tonë
- të dëshirojnë atë që dëshirojnë për vete, etj.etj.
Nga ana tjetër si çdo gjë në jetë, po ata njerëz, pa dallim kush dhe si dhe se ne çfarë raporti jemi me ta, apo çfarë lidhje kemi me ta, dijnë :
- të na hidhërojnë
- të na lëndojnë
- të na harrojnë përnjëherë
- të na braktisin pa fjalë
- të na thonë gjëra që aspak si dëshirojmë
- të na mallkojnë
- të na urrejnë
- të na kthejnë shpinën atëherë kur më së shumti kemi nevojë për ta
- të na shkaktojnë dhimbje dhe plagë, ndoshta që në fillim na duken të pashërueshme
Dhe krahas të gjithave si çdo gjë në këtë Univers i cili lëviz pa nda dhe pa asnjë çast pushimi, edhe neve si specie të krijuara apostafat prej kësaj toke dhe për në këtë tokë, për pjesën që jetojmë këtë jetë kalimtare, nuk na mbetet gjë tjetër. Duhet deshem apo nuk deshëm të vallëzojmë në këtë koncert të larmishëm të cilin e ka krijuar Krijuesi, duhet të përpunojmë dhe të jetojmë planin që u shkrua 50 000 mije vite para krijimit të çdo gjëje, por edhe para krijimit të njeriut, besuam apo nuk besuam në këtë gjë. Pendët janë ngritur pas shkrimit dhe fletët janë tharë dhe çdo gjë është e evidentuar në librin amzë në qiell – Levhi Mahfudh se çka do të ndodhë…
Por kush jam unë në këtë Univers dhe çfarë roli luaj unë në këtë vend gjigand, që nëse e barazoj me atë oqeanin që përshkruajta më parë jam vetëm një pikë uji, në atë oqean të pafund. Dhe e edhe po të mos isha askund nuk do të hetohej fare mungesa ime.
Mirëpo Krijuesi që më krijoi më vlerësoi më tepër se e gjithë gjithsia të cilën e krijoi vetëm për mua, mos mendoni se nuk jam në vete, jam e plot vetëdijshme për atë që them se është vetëm për mua. Por kjo vlen edhe për secilin prej nesh që egziston dhe që është pjestar i këtij koncerti të madhërishëm dhe të mrekullueshëm.
Këtu më duhet të theksoj prap diçka që është shumë me rëndësi, se këtu veçohen besimtarët që besojnë, të cilët dashurojnë, adhurojnë dhe janë të plotbindur në Krijuesin e Vërtetë dhe të Vetmin, ato janë për të cilët në rend të parë vlen kjo thënie.
Në atë moment në të cilin mu kujtua Krijuesi im, mu dridh shpirti, mu përplas zemra sikur të ishte prej qelqi dhe mu duk se u thye dhe u bë copë e grimca ?!
Ah O ZOT rënkova nga thellësia e shpirtit dhe në atë moment më pikoi një pikë loti !
Pas tij iu bashkangjit një potpuri lotësh !
Aq shumë filluan të lotojnë sytë e mi, sa mu duk se po shterrohen sytë e mi nga të lotuarit.
Dhe ashtu në atë gjendje pyes veten :
« C’ka ka syri që loton ?!
Pse sot loton në këtë gjendje ?
Pse gjoksi me vlon nga rënkimet ?
Pse zemra disi më duket se është tepër e trazuar, e shqetsuar dhe e friksuar ? »
Ndalem me mendimet e mia në atë pike dhe fiksohem në këtë gjendje, dëshiroj të di diçka më tepër, pse kështu dhe çka është shkaku i gjithë kësaj rrëmuje ndjenjash në trupin dhe shpirtin tim , në këtë ditë të Ramadanit dhe në gjendje agjërimi ?!
Por askund mendja nuk u qetësua përveç se në momentin kur kujtova Krijuesin tim. Nuk di se çfarë ndjenja kapluan trupin dhe shpirtin tim, por një e di se disi fillova pa dashur të flas :
- O Zot më vjen turp të ndalem, të ulem të të kujtoj dhe të qëndroj para Teje duke e ditur sigurtë se sa gabime kam, ato që i di, kurse ato që nuk i di, as që mundem të paramendoj se në çfarë përmasa kanë arritur deri tash. Por prap të kujtoj O I Gjithmëshirshëm, që më dhurove këtë çast dhe më lejove të të përkujtoj. Më lirove sytë e mi me anë të lotëve nga helmet e depozituara në ata sy që i kam thjesht dhuratë prej teje O Dhurues i Madh. Dhuratë që askush tjetër nuk mundet të më dhurojë pos Teje, dhuratë që është e paçmueshme.
Të falënderoj nga thellësia e shpirtit të cilin e kam lodhur ndoshta me shumë gjëra të kota ; që më mundësove të dëgjoj zemrën time të zhytur dhe disi të mbuluar me gjëra të dhimbshme për momentin , të cilat e kanë lënduar pa masë. Të falënderoj O Zot se Ti je Ai që i dhe një rilindje kësaj zemre dhe prap shkrepe shkëndijat e shpresës në te, dhe e inspirove shpirtin tim për pendim të sinqert nga çdo gabim që kam bërë deri tash !
A thua pse po të harroj ndonjëherë,
- Kur e di se sa e nevojshme jam për Ty
- Kur e di se nuk kam jetë paTy
- Kur e di se Ti je i Vetmi që më don pa lajka dhe pa pardon
- Kur e di se Je plotësisht i panevojshëm për mua
- Kur e di se se çdo gjë është në duart e Tua
- Kur e di se në këtë gjithësi vetëm Ti sundon
- Kur e di se çdo gjë në këtë gjithësi vëzhgon
- Kur e di se Je me afër meje se çdokush tjetër
- Kur e di se Ti për çdo gjë më mjafton
- Kur e di se Ti prej gabimeve më largon
- Kur e di se Ti je që Tewben e pranon
- Kur e di se mbështetja në Ty çdo gjë realizon
- Kur e di se çdo sëmundje dhe brengë më shëron
- Kur e di se ti më don më shumë se gjithçka që egziston
Ashtu duke u kujtuar, më gëzove shumë O I Dashuri Im Allah, zgjove prap zemrën dhe jetën time prej një gjumi që më paska kotur deri tash, i dhe gjallëri dhe sikur lindi prap prej fillimit, ashtu siç e krijove të pastërt në Ezel. E di dhe e pranoj se ndonjëherë as që meritoj dashurinë Tënde aspak, por Ti je ashtu siç e ke përshkruajtur Veten, I Gjithmëshirshëm.
Mendja më fluturon, andej këndej e nuk din të ndalet askund , por unë e di se ishte më parë duke më lotuar syri!
Dhe më dridhej zemra!¨
Kurse tash po ndjej një qetësi në shpirt, një dashuri të papërshkruar, një gjendje prej të cilës asnjëherë nuk dëshiroj të zgjohem. Ndjej dashurinë Tënde O Krijuesi im, ndjej butësinë Tënde, ndjej sikur don të më thuash, mos u brengos se çdo gjë të kam fal, apo mos është vetëm dëshira ime për këtë gjë. Por jo, Zoti ka thënë se kush sinqerisht pendohet Une Ia fali dhe aspak nuk mërzitem, dhe unë aspak në këtë nuk dyshoj dhe e di se Zoti tash mi ka falë të gjitha.
O Zot e di se muajit të Ramadanit i kaloi gjysma, nuk e di se sa kam mundur deri tash ta shfrytëzoj apo mos dhashtë Zoti ta anashkaloj, por po të lutem dhe jam e sigurtë se lutjen e pranon, e sidomos në muajin Ramadan, prej agjëruesit, siç jam edhe unë tash; për ditët që kanë mbetur t’i shfrytzoj në maximum me vepra të cilat Ti i don dhe i shumëfishon, me vepra me të cilat do të krenohesh para Melaikeve, se Ti ke dëshirë që ne të jemi të përmendur dhe të lavdëruar në rrethin e lartë, edhe pse Je I Panevojshëm për mua apo edhe për çdokend dhe çdo gjë që egziston, se të gjithat Ti i ke krijuar.
Jam e plotvetëdijshme, O I Madhëruar se nuk meritoj as të qëndroj sot këtu para teje me duart të shtrira kah ti, as të shpresoj, as të të madhëroj , e ku më të të dashuroj , por kjo është vetëm një dhunti prej dhuntive të shumta që më ke dhënë, O I Lartësuar. Jeta dhe vdekja janë në duart e Tua, siç është edhe çdo gjë në këtë Univers, kurse në duart e mija nuk kam asgjë dhe asnjëfarë lloj pushteti atë e pranoj.
Të kam ardhur me duart të zbrazta, me zemër të degjeneruar , të sëmurë dhe të thyer , të kam ardhur me shpresat e mëdha te Ti O Mbret i mbretërve, O Ruajtës i të ngratëve, O Mbrojtës i të shtypurve, O I Buti ndaj të mërziturve, O Mëkatfalës dhe Pendimpranues ndaj të penduarve.
Të lutem më shëro, më riparo dhe më pastro zemrën time nga çdo sëmundje, nga çdo plagë, nga çdo syefaqësi, nga çdo e metë dhe nga çdo gjë tjetër që më pengon dhe ndalon nga përkujtimi dhe adhurimi ndaj Teje, O I vetmi që meriton adhurimin!
Të lutem mi fal gabimet e mia, që i kam bërë haptas apo në fshehtësi, pasi Ti të gjitha i din dhe nuk mundem dhe as që dua të fsheh diçka prej Teje. Mi fal gabimet që kam bërë me dije dhe pa dije dhe të lutem më shkruaj në librin e atyre që i ke falur dhe bekuar në këtë muaj të bekuar, O Lutjepranues, O Paqëdhënës, O më i Bukuri Krijues!
Të lutem më mundëso të jem prej atyreve që gjithmonë të kanë në përkujtim, që gjithmonë luten me shpresë të plotë në Ty, prej atyre që kurr si humbin shpresat në mëshirën Tënde. Gjithmonë të adhurojnë në çdo gjendje, të mbështeten në çdo gjendje dhe vetëm prej teje kërkojnë e prej askujt tjetër O I Lartësuari Allah.
Të lutem me atë zemër të thyer, por jo edhe të lyer me injorancë, por të pastërt në adhurimin ndaj Teje, mos më le dëshirë pa më plotësuar, mos më le lutje pa më pranuar, për mua për familjen time dhe çdo musliman mbarë këtij mikro dhe makrokosmosi ku gjendemi sot në pritje të mëshirës Tënde O Mëshirues! Dhe mos lejo të harrojmë se nuk ka forcë e as fuqi pa vullnetin Tënd!
Jam zhytur në këtë meditim dhe nuk dua aspak të dal nga kjo gjendje, prej kësaj imagjinate, dëshiroj ende të qëndroj para Teje që të tregoj se jam vetëm një krijesë e përmalluar deri në pafundësi për Ty, një krijesë të cilën e ke mbuluar me të mirat e Tua, një krijese të cilës ia ke mbushur zemrën dhe shpirtin me shpresa të mëdha dhe ei ke dhënë sinqeritet të pastërt. Nuk dua të shkoj, por ja që koha u afrua dhe duhet edhe pak të ndërprehet agjërimi të cilën e kryejta vetëm për Ty dhe vetëm me ndihmën Tënde, O i Gjalli dhe i Përjetshmi Zot, të falënderoj nga zemra për këtë mirësi se çdo gjë e mirë është prej Teje dhe vetëm për Ty!
Para se të dal prej dhome prap sikur në fillim pyes veten:
- C’ka ka syri që më loton?
Pasi edhe në këtë moment, mirësia jote O Mirëbërës vërshoi zemrën time, i pëshpëriti diçka shpirtit tim në fshehtësi, ajo zbuti syrin tim dhe loti prap u duk dhe doli nga syri im si një margaritar i çmuar dhe filloi të rrjedhë në faqen time.
Por kësaj here ky lot është disi shumë më i dashur, më i butë dhe i lezetshëm për mua, se tash është loti i cili rrodhi nga gëzimi. Nga gëzimi se prap më dhe shpresat të vazhdoj apo të filloj prej fillimit dhe më tregon se ti je Fales dhe Bujar e don faljen dhe më ke falur mua!
I lartësuar qoftë Allahu më i Miri Krijues!