Harta e rrugës për në Xhennet
Ecni nëpër bulevardin “Ademi dhe Hava” deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së
Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e
ardhshme deri sa të arrini te “Anija e Nuhut”.
Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në “Tokën e sigurt”. Injoroni
shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Super autostradën
e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada “Vetëm Një Zot” (1).
Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës
deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me
shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës
shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar “Sokakun e
Paganëve” si “Rruga e Isaut” (dhe Mëshirës).
Në qoftë se nuk jeni të sigurt për autenticitetin e “Rrugës së Isaut” (dhe
Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe
Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i
saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni
larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit
dhe përpiquni sërish prej aty.
Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese
përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë
drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore
për të arritur në tubimin e “Njëshmërisë së Zotit”, “Këndin e Shtatzënisë së
Pastër”, dhe qendrën shoqërore “Duajeni fqiun tuaj”.
Shmanguni që t’ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se
është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni
versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e
përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në
këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të
Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.
Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit
të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe
mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej
plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e
sigurimit “Dhikër” (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me
sistemin e sigurimit “Dhikër” do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.
Duhet të jeni të sigurt se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse
e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës
Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje.
Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë
udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve
tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të
lartpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t’ju ngadalësojnë ose do t’ua mjegullojnë
destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni
mbulesën e sistemeve siguruese “Dhikër”. Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për
plaçkitësit.
Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të
veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj – Kur’anin e Shenjtë. Drejtuesin
e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët
duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja
duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është
se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.
Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si
duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me
kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t’ua
marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të
dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta,
përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.
Ka mjaft “gurë kilometrazhi” në rrugën e Muhammedit, të cilët do t’u bindin se jeni
në rrugë të drejtë. Mos t’ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë.
Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t’ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar
në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se
ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)
dhe Sahabëve, të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.
Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten,
me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë
tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur,
ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.
Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe
mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e
këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen.