Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon ka pranuar për herë të parë haptazi që presidenti sirian Bashar Asad duhet të detyrohet për të lënë pushtetin.
"Asadi ka nevojë për të lënë pushtetin, qoftë nëpërmjet diplomacisë apo mjeteve të tjera", tha Yaalon.
Në deklaratën e tij të botuar në gazetën ditore Maariv, Yaalon tha të dielën se marrëveshja për shkatërrimin e stokut të armëve kimike Asadit, ishte vetëm faza e parë para largimit eventual të tij nga pushteti.
"Së pari armët kimike duhet të neutralizohen, dhe më pas duhet të ketë një proces për t'i dhënë fund sundimit të Asadit," tha ministri izraelit i mbrojtjes.
"Një person i cili përdor armë kimike kundër civilëve, që vret mbi 100,000 banorë nga populli i tij, i cili ka kryer krime lufte, nuk mund të lejohet të jetë një pjesë e botës së lirë," shtoi Yaalon.
Ministri i mbrojtjes gjithashtu pohoi se kjo është në interesin e SHBA-ve, Rusisë, Jordanisë dhe Izraelit për të zëvendësuar regjimin në Siri me një qeveri të rregullt. /islamieshtedrit/