Kreu i regjimit sirian Bashar al-Assad, i cili po kryen vrasje masive ndaj popullit të tij qe dy vite e gjysmë, ka paralajmëruar Turqinë se ajo do të “paguajë shtrenjtë mbështetjen për terroristët". Ai tha se këta “rebelë” do të kthehen së shpejti kundër Turqisë.
Duke folur për televizionit Halk TV të Turqisë, i cila i përket partisë opozitare turke CHP, Asad e quajti 'fanatik' kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, dhe e akuzoi atë për lejimin e “terroristëve” të hyjnë në Siri.
Turqia, fqinji verior i Sirisë, është kritiku më i madh i regjimit të Asadit që nga fillimi i luftës civile dhe strehon pothuajse të 500,000 refugjatë sirianë. Turqia ishte një nga mbështetësit kryesorë të një sulmi ushtarak kundër objektivave të regjimit në Siri, pas përdorimit të dukshëm të armëve kimike në gusht.
/ mesazhi /