Në një fshat të Rusisë, ku kanë jetuar muslimanët, kishte vetëm një mushaf (Kuran), dhe banorët hidhnin short, kush kishte fat e merrte mus’hafin atë natë. E gjithë kjo bëhej duke u frikuar nga regjimi i atëhershëm. Tre student që kishin shkuar në universitetin e Az’harit treguan se kur vdiq gjyshi i tyre panë se përreth xhenazes së tij bënte “tavaf” një pëllumb i bardhë, ndërsa të pranishmit ndjenin një aromë shumë të mirë e cila përhapej nga gjyshi i cili kishte vdekur në moshën 90 vjeçare. Shkuan te gjyshja e tyre dhe e pyetën: “Çfarë ka bërë gjyshi ynë?” ajo tha: “Gjyshi juaj nuk ka ditur asnjë shkronjë nga gjuha arabe…Nuk kishte asnjë njeri ta mësoj. Kur e merrte mus’hafin në shtëpi, pra kur i binte shorti për ta marrë, vallë çfarë mendoni se ka bërë?
Kur fillonte nata, e hapte mus’hafin dhe kalonte çdo fjalë me gishtin (ajet për ajeti, ndërsa nuk dinte asnjë fjalë) e tij dhe thoshte: “Sa madhështore janë fjalët e Zotit tim. Sa madhështore janë fjalët e Zotit tim.” Këtë e thoshte në gjuhën ruse. Dhe një natë derisa kishte hapur mus’hafin dhe thoshte këto fjalë e takoi melekun e vdekjes.