Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Tregim Islam) ASKUSH NUK PREZANTOI NË XHENAZEN E PRINDIT TË VET | |
Një djaloshit i vdiq prindi dhe askush nuk i erdhi në përcjelljen e xhenazes së tij. I biri e mori xhenazen dhe e dërgoi i vetëm në shkretëtirë për ta varrosur. Një bari i shkretëtirës që kujdesej për disa dhen, e vërejti djaloshin, iu afrua dhe i tha:-Ku janë njerëzit? Pse e varrosë prindin i vetëm?Djaloshi nuk deshi që të flet lidhur me këtë, vetëm se i përsëriti fjalët: “La haule ue la kuvete il-la bil-lah!” (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut) Bariu e kuptoi gjestin e djaloshit dhe e zgjati dorën që t’i ndihmojë për ta varrosur xhenazen. Pastaj i ngriti duart drejt qiellit, filloi të lutet në vetmi, e la djaloshin dhe shkoi te delet e tij.Natën, i biri e pa në ëndërr prindin e vet. E pa të buzëqeshur, të përgëzuar me Xhenetin më të lartë, Xhenetin Firdeus. I habitur e pyeti atë se ç’i kishte mundësuar të arrijë në këtë gradë. Kurse ai iu përgjigj se kjo qe bereqet i lutjes së bariut.Në mëngjes, djaloshi u zgjua herët dhe doli për ta kërkuar bariun. E eci shkretëtirën në tërësi, derisa e gjeti. E kapi fort për dore dhe i tha:-Për hir të Allahut, më trego çfarë lutje bëre për prindin tim! E pashë atë në Firdeusin e lartë!Bariu iu përgjigj:-O biri im, e luta Allahun me lutjen e një robi të përulur dhe i thashë: “O Zot, unë jam fisnik. Kur më vjen mysafiri e fisnikëroj. Ky rob është mysafiri yt. Kurse ti je Fisniku i fisnikëve!” Kjo dua u pranua nga sinqeriteti i besëlidhjes dhe marrëveshjes me Allahun. Kur besëlidhja jote është e sinqertë me Allahun, atëherë hapen dyert e Tokës dhe qiejve, dhe i mirëpresin lutjet dhe kërkesat tua. Prandaj, bëhu i drejtë dhe i sinqertë me Allahun në atë marrëveshje dhe besëlidhje që ia ke dhënë Atij, kështu Allahu do të jetë i sinqertë me ty në dynja dhe në ahiret!Nga arabishtja: Irfan JAHIU | |
|