Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Rrëfehet nëna monstruoze | |
22-vjeçarja thotë se shtatzëninë e mbante të fshehtë nga babai, pasi që ai refuzoi të mbështeste, ndërkohë që vetë nuk mund të paguante për abortim. Madje, 'nëna monstruoze', veprimi i së cilës u shndërrua në lajmin kryesor të shumë mediave botëror, ofron sqarimin e saj të rastit. Nëna e foshnjës kineze, që mezi u shpëtua e gjallë nga një gyp I kanalizimit, tani thotë se, e kishte hedhur atë në tualet për shkak se nuk kishte para për abortim, dhe për shkak se gjithë shtatzëninë u detyrua ta mbante të fshehtë nga babai, njofton sot gazeta britanik 'The Guardian'. Përjetimi i hidhur I "Foshnjës 59" - identiteti i së cilës dihet vetëm nga ky numër i vendosur në inkubator - u bë lajmi kryesor i mediave botërore, për shkak se pamjet e tmerrshme, në të cilat shiheshin zjarrfikësit dhe mjekët derisa po mundoheshin ta nxirrnin atë nga një gyp i ngushtë I kanalizimit. Policia kineze nga qyteti Jinhua, në province Zhejiang, fillimisht mendoi se foshnja ishte braktisur, kështu rastin e trajtoi njësoj sikurse që trajtohet një tentim-vrasje. Mirëpo, në ndërkohë u kuptua se, banorja që alarmoi për rastin, dhe e cila ishte prezente gjatë gjithë kohës së shpëtimit të saj, në të vërtetë ishte nëna e foshnjës. Mediat lokale publikuan se, ajo i tregoi policisë që synonte ta lindte vetë foshnjën, edhe pse nuk kishte ide se si do ta bënte këtë. 22-vjeçarja po ashtu tregoi se, sapo kishte ndier dhembje në abdomen, kishte shkuar në banjën e përbashkët, dhe se kur fëmija i kishte rrëshqitur në gypin e kanalizimit, ajo nuk pati asnjë mundësi që ta nxirrte prej aty, citon 'The Guardian' rrëfimin e mediave lokale kineze. Në ndërkohë, gazeta kineze 'Shanghai Daily' pohon se ka identifikuar gruan. Por, gazeta thekson se, ende s'është e sigurt nëse rrëfimi i nënës së foshnjës është i vërtetë, apo nëse ajo e ka hedhur foshnjën qëllimisht në kanalizim. Kjo për shkak se, siç raportohet, ajo e ka pranuar se është nëna e foshnjës, vetëm pasi që në dhomën e saj janë gjetur gjumë të gjakut dhe disa lodra foshnjash. Sipas gazetës, gruas i është sugjeruar që t'i nënshtrohet një kontrolli të detajuar shëndetësor. /islamieshtedrit/ | |
|