Shqipëri, Burrel Një infermiere e besimit islam është refuzuar për punë nga mjekja e spitalit të Burrelit, ku asaj iu ndalua ushtrimi i detyrës për shkak se është e mbuluar me shami. Konflikti ka nisur që të hënën, ndërsa drejtori i spitalit, Behar Sina, ka dalë në mbrojtje infermieres së sapoemëruar, Irma Haka. Zotëri Sina, i cili është përfshire ne konflikt verbal me doktoreshën, ne nje interviste për News 24 deklaron se është kërcënuar nga persona te afërt me doktoreshën. Ndërkohë infermierja Irma Haka, e cila është pranuar ne punë me konkurs të rregullt dhe sipas dispozitave ligjore, tregon sjelljen brutale te doktoreshës me të cilën duhej të punonte në ambientet spitalore. Rrëfimi i zonjës Haka tregon edhe njëhere papjekurinë dhe gjurmët e komunizmit brenda individëve të caktuar, të cilët fatkeqësisht i japin të drejte vetes të shkelin ligjet të cilat ndalojnë diskriminimin fetar. Mbajtja e shamisë ne institucione publike nuk është e ndaluar me ligj ne Shqipëri, përkundrazi para pak kohesh është nënshkruar një ligj nga vet kryeministri Sali Berisha, ku dënohet diskriminimi fetar.[justify]