Presidenti egjiptian Muhamed Mursi ka hedhur poshtë një ultimatum të ushtrisë, i cili kërkonte për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të Egjiptit. Mursi tha se ai do të ndjekë planet e veta për pajtimin kombëtar.
Morsi e ka përshkruar si konfuz afatin 48-orësh të vendosur nga kreu i forcave të armatosura, i cili kërkonte të bien dakord mbi një platformë të përbashkët me rivalët opozitar, përkrahës të ish regjimit të Hosni Mubarak.
Protestat kanë tërhequr të paktën 14 milion njerëz në rrugë, ku protestuesit ishin ndarë në bllokun e përkrahësve të presidentit, dhe në bllokun e atyre që kërkonin dorëheqjen e tij.