Komisioni për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale egjiptiane ka mbështetur vendimet që skualifikoi 10 kandidatët nga gara
Komisioni për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale egjiptiane ka mbështetur vendimet që skualifikoi 10 kandidatët nga gara ,shefin e spiunimit të Hosni Mubarakut Omar Sulejman , predikuesin Selefi Hazem Salah Abu Ismaili, Khairat al-Shater nga Vëllazëria Myslimane u konfirmua të martën.
Pas shqyrtimin të ankesave të secilit prej këtyre kandidatëve komisioni ka njoftuar se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin fillestar.
Komisioni zgjedhor presidencial është arbitri final në këtë rast të veçantë, kandidatët nuk mund të ankohen në gjykatë. Nga 23 kandidatët të cilët kishin pasur aplikimet e pranuara për të marrë pjesë në garën presidenciale, kanë mbetur vetëm 13 prej tyre.
Një listë përfundimtare e kandidatëve që pritet do të dalë më 26 prill, vetëm një muaj para zgjedhjeve të 23-24 majit.
Sa i përket Vëllazëris myslimane në momentin e fundit pasi që al-Shaterit i ndalohet pjesëmarrja në garë ata mbështeten në një tjetër kandidat Mohammed Morsi që do të jetë një nga vrapuesit e para në garë.
Të hënën, SHBA-ja shprehu mbështetje për "zgjedhje të lira dhe të ndershme" në Egjipt, por nuk pranuan të hidhen në një debat mbi përjashtimin e kandidatëve kryesorë presidencialë.
"Shqetësimi ynë i vetëm është që ky të jetë një proces i lirë dhe i ndershëm dhe transparent, që ai të shkojë përpara në një mënyrë që i plotëson aspiratat e popullit egjiptian," tha Mark Toner, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, për gazetarët.
Komisioni zgjedhor kishte thënë se ndalohen kandidatët në baza ligjore.
Omar Suleiman: Deshtoi për të marrë mbështetje nga 15 provincat si përcaktohet në ligj.
Khairat el-Shater: Lirohet nga burgu në mars të vitit të kaluar, pasi u burgos në akuzën e terrorizmit . Kandidati i posaliruar mund të kandidojë pasë gjashtë viteve në zgjedhje presidenciale sipas rregullave zgjedhore.
Hazem Ebu Ismail: Nëna e tij gjoja mban shtetësi të dyfishtë amerikano-egjiptiane, duke shkelur rregullat zgjedhore që sipas: mandati i të gjithë kandidatëve, prindërve dhe grave të tyre duhet të kenë vetëm kombësinë egjiptiane./mesazhi/f.Haziri