Paneli zgjedhor përjashton 10 kandidatët presidencial, duke përfshirë edhe kandidatin e Vëllazëris Muslimane
Farouk Sultan, kreu suprem i komisionit të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, ka thënë të shtunën se janë përjashtuar nga lista kandidatët: ish shefi i spiunimit të Hosni Mubarakut Omar Sulejmani, strategu i vëllazërisë myslimane Khairat el-Shater , Hazem Ebu Ismail etj. Ai nuk pranoi të japë detaje mbi arsyet për shkualifikimin e tyre. Sipas rregullave zgjedhore, kandidatët të cilët kanë qenë të shkualifikuar mund të apelojnë për vendimin brenda 48 orëve.
Kandidatura e Ebu Ismailit ka qenë në dyshim nga komisioni zgjedhor se kishin marrë një njoftim nga autoritetet e SHBA-s se nëna e tij kishte pasur një pasaportë amerikane, një gjë që do ta pengoj atë nga gara.
Pasuesit e Ebu Ismail kanë mbajtur demonstrata të ndryshme për të paralajmëruar kundër çdo lëvizje për ta shkualifikuar kandidatin e tyre.
Të premten ata rrethuan selinë e komisionit zgjedhor, duke i detyruar ata që të evakuojnë objektin.
Një zëdhënës i Khairat el-Shaterit tha se kandidati i tyre kishte përgatitur tashmë apelin e tij. Kandidatura Shater kishte qenë në dyshim për shkak të dënimit të mëparshëm të tij nga regjimi.
Është një përpjekje nga ana e regjimit të vjetër të Mubarakut për rrëmbimin e pushtetit në fazën e fundit të kësaj periudhe kalimtare dhe të riprodhoi sistemin e vjetër të qeverisjes.Për /mesazhin/f.h.