Në procesin për një përpjekje të dyshuar për puç në Turqi, një gjykatë në Stamboll urdhëroi arrestimin e 162 pjestarëve të dikurshëm të ushtrisë.
Në mesin e tyre janë edhe ish-shefat e marinës dhe aviacionit, Özden Örnek dhe Ibrahim Firtina, njoftoi agjenica e lajmeve Anadolu.
Ata akuzohen që në vtin 2003 të kenë planifikuar sulme ndaj xhamive me qëllimin për të futur Turqinë në kaos dhe për të justifikuar pastaj marrjen e pushtetit.
Sipas aktakuzës ata kishin planifikuar atëherë përmbysjen e qeverisë së re të partisë islamiste-konservative AKP nga frika e islamizimit të vendit. Të akuzuarit mund të dënohen deri në 20 vite burgim. Ushtria cilësohet në Turqi si mbrojtëse e shtetit laik. Kundërshtarët e akuzojnë qeverinë se me këtë proces dëshiron të diskretitojë ushtrinë.
(INA)