“Lufta ndaj Urisë” është fushata e re e organizuar nga organizata bamirëse ndërkombëtare Islamic Relief që pritet të godas vendet e kapluara nga uria.
Kjo fushatë bamirëse do të organizohet gjatë këtij muaji të Ramazanit ku anëtarë të kësaj organizate në Britani do të udhëtojnë në pjesë të ndryshme në vend duke mbledhur zekatin nga komuniteti mysliman dhe donacione nga publiku i gjerë për të tubuar fonde për qëllim zvogëlimin e urisë në botë.
Përveç kësaj kjo fushatë përfshin edhe reklama në billborde, gazeta, internet, televizion si dhe reklamat kinematografike.
Me anë të kësaj fushate organizata bamirëse synon të inkurajojë publikun e gjerë dhe muslimanët për të ndihmuar organizatën në punën e saj që po e bën sidomos në Siri dhe zona tjera që gjenden në luftë.
Britania ka një komunitet të madh muslimanësh që arrin 2.7 milion njerëz sipas statistikave zyrtare.