Fikret ef. Arnaut
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të të gjitha botëve, Bamirësit te përgjithshëm, mëshiruesit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te dërguarin e Allahut xh.sh. Muhamedit, alejhis-selam, mbi familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnik dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të dashur dhe të nderuar Vëllezër!
Në predikimin e sotëm ne do të diskutojmë mbi një vasijjet (testament) nga Ali ibn Ebi Talibi r.a.
Ali ibn Ebi-Talibi r.a. këtë mesazh e ka dërguar nga minberi i xhamisë së Medinës së ndritshme, kurse neve na është transmetuar përmes Selman Fârisîut dhe Haris Hamdanit.
Pas shprehjes së falënderimit ndaj Allahut, xh.sh. dhe përshëndetjeve mbi të Dërguarin e Allahut a.s., Ali ibn Ebi-Talib r.a. ka thënë:
“ Shembulli i kësaj bote është si shembulli i gjarprit: prekja e tij është e butë, por helmi i tij është fatal. Ndaj qëndro sa më larg nga të gjitha ato që të tërheqin për te ajo, sepse të gjitha ato qëndrojnë shumë shkurt me ju.
Largoi nga vetja të gjitha dertet që kanë të bëjnë me këtë botë, sepse ne jemi të bindur se ndarjes me te nuk mund t’i shmangesh dhe se gjendja e sajë është e ndryshueshme.
Kur ta ndiesh se është duke të tërhequr me të madhe, atëherë ti më së shumti largoju asaj. Sepse sa herë që dikush është i bindur në fatin e saj, ajo e hedh në rrezik. Ose kur të ndjehesh më së shumti i sigurt në te, ajo sigurinë ta transformon në frikë.
Përmbaju porosive kur'anore dhe kërko udhëzim prej tij. Konsidero legjitime të ligjshmen e tij, dhe jolegjitime të paligjshmen e tij. Dëshmo për të vërtetën që ishte në të kaluarën. Merr mësime nga e kaluara për atë që ka mbetur ende nga kjo bote.
Madhëroje emrin e Allahut në mënyrë që ta përmendësh vetëm në të vërtetën. Shpeshherë kujtoje vdekjen dhe atë që është pas vdekjes.
Asnjëherë mos e kërko vdekjen, përveçse në kushte të dinjitetshme.
Ke kujdesshëm ndaj të gjitha atyre veprave të cilat njeriu i bën për kënaqësi të veten, dhe nuk i bën për interes të muslimanëve në përgjithësi.
Ruaju prej veprës së kryer në fshehtësi, prej të cilës turpërohesh ta kryesh publikisht.
Gjithashtu, ke kujdes nga çdo vepër që njeriu, kur pyetet rreth saj, dënohet apo kërkon falje për të.
Mos u përcjell njerëzve çdo fjalë që dëgjon, sepse ajo mund arrij deri te gënjeshtra.
Mos e kontesto çdo gjë që njerëzit të tregojnë, sepse kjo do të thotë injorancë. Frenoje zemërimin dhe fal atëherë kur je i fuqishëm të ndëshkosh. Tregohu i vetëpërmbajtur në momentin e zemërimit dhe fal kur ke pushtet. Rezultati përfundimtar do të jetë në favorin tënd.
Kërko të mirën nga të gjitha begatitë që Allahu t'i ka dhënë, dhe mos e shkatërro asnjë prej mirësive të Allahut mbi ty. Lejo që tek ty të vëren gjurmët e të mirave qe Allahu t’i ka dhuruar. Ke kujdes nga shoqërimi me të keqin, sepse i keqi lidhet me të keqen. Ke kujdes nga zemërimi, sepse zemërimi është njëra ndër armët më të mëdha të Iblisit" ("Nexhdul-belaga", fq. 223).
Allahu xh.sh.thotë: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (El-Ea'araf, 96.-99.).
Ve sallallahu ala sejjidna ve nebijjina Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi ve sellem!