[Only admins are allowed to see this image]Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane.
Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” (El - Bekare, 183-185) Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane. Agjërimi na ofron mundësinë që t’i akordojmë natyrës dhe karakterit tonë dhe njëkohësisht të zhvillohen tek ai cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes. Agjërimi është i karakterizuar me vlera unikale, morale, shpirtërore dhe
Është pikërisht ky sistem i vlerave i kristalizuar në këtë ritual adhurimi, i cili simbolizon urtësinë hyjnore të Krijuesit të Gjithëdijshëm. Duke vlerësuar planin teologjik, rituali i agjërimit konsiston në: ndërtimin e sistemit të vlerave, në edukimin moral e shpirtëror dhe në formimin e karakterit devocional të jetës njerëzore. Arritja e devotshmërisë është vendimtare për të cilën synon çdo besimtar i mirëfilltë. Ai e aftëson njeriun t‘i nënshtrohet urdhërave hyjnore. Pos kësaj agjërimi vendos një ekuilibër mahnitës mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Agjëroni do të jeni të shëndetshëm.” Ja, kjo thënie e tij mbi 14 shekuj, sot po vërtetohet nga shumë eksperimente të bëra në qendra mjekësore botërore. Është i madh numri i mjekëve me renome botërore të cilët vërtetojnë efektet mahnitëse të agjërimit në organizmin e njeriut. Do të citojmë vetëm disa prej tyre: Dr. Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel në mjekësi - 1940), në librin e tij “L’homme cet incanu” - (Njeriu, ky i panjohur) thotë: “Gjatë agjërimit shpenzohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.” Agjërimi, shërim për shumë sëmundje e kanë vërtetuar mjekët me renome botërore si: Dr. Dexey, Dr. Guelp, Dr. Frumusan, Dr. Noman, Dr. Pauchet. Pas studimit të gjatë, Dr. Noman ka vërtetuar se agjërimi gjatë Ramazanit shkakton një ngritje të shënuar të kolesterolit me densitet të lartë (HDL) dhe zvogëlon kolesterolin me densitet të vogël (LDL). Studimi është përcjellur në 32 meshkuj të shëndoshë. Zvogëlimi sinjifikant (7,9%, p < 0,001) në serum të koncentrimit të kolesterolit total dhe triglicerideve (30%, p < 0,001) gjatë muajit të Ramazanit është krahasuar me periudhën para agjërimit. Pas përfundimit të Ramazanit, serumi HDL kolesteroli është ngritur dukshëm (14,3%, p < 0,001) dhe ka mbetur i ngritur niveli edhe një muaj pas Ramazanit në krahasim me LDL kolesterolin që ka treguar zvogëlim sinjifikant (11,7%, p <
R. Habbal dhe autorët nga Qendra kardiologjike të Spitalit Universitar Ibn Roch në Kasablankë (Marok), në studimin e përfshirë 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartë e gjakut) vërtetuan ulje sinjifikante të tensionit të gjakut gjatë muajit të Ramazanit. Kjo për arsye të natriurezës. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me të enjtura (edem), ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me uljen e tensionit të lartë të gjakut. Agjërimi i Ramazanit mund të shërbejë si model i shkëlqyer për hulumtime të metabolizmit të njeriut dhe sjelljes së të ushqyerit. Gjatë 20 viteve të fundit janë bërë përpjekje të shumë shkencëtarëve dhe agjërimi i Ramazanit është përdorur si model për shumë studime metabolike (Iraki et al, Ayabak et al, Husain et al, Malik et al, El Ati et al, Nomani et al, Sweileh et al dhe Malhotra et al, etj.). Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit niveli i magneziumit në gjak rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiovaskular dhe shërben për prevenimin dhe shërimin e sulmeve në zemër. - Ai përmban në vete cilësi antiplateletale dhe mbron nga përhapja e trombeve. - Ka efekt stabilizues i membranës qelizore që vepron në marrëdhënien e kaliumit dhe kalciumit në nivelin membranor. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit. - Agjërimi nëpërmes efekteve të magneziumit parapengon formimin e ateromeve (pllakëzat e yndyrës të cilat krijohen në enët e gjakut) dhe zbërthen këto pllakëza të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. - Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut i cili udhëheq kah prevenimi dhe krijimi i koagulëve të rinj. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve të gjëndrrës hipofizare rritet, sepse ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinëve dhe kolagjenit i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e
Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, disa substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë eukefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjëse për eufori, qetësi, disponim dhe çiltësi gjatë kësaj periudhe. Beta-endorfinët janë më aktivët. Këta janë 20 herë më të fuqishëm se morfina. Këta përveç që eliminojnë dhembjen, shkaktojnë ndjenjën e fortë të euforisë. Gjatë agjërimit arrihet rikalibrimi enzimatik. Organizmi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimit të gjendjeve klinike të
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje. Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike. Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin digjestiv si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemit tretës dhe zemrës: - Mëlqia (laboratori qëndror i organizmit) pushon 4-6 orë. - Zemra gjatë ditës rrah 14.000 herë më pak. - Veshkët gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen. - Zorrët kanë një periudhë pushimi dhe ulet ritmi i punës së tyre. Agjërimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikët, sepse ngrit nivelin e insulinës. Poashtu efekt evident, agjërimi ka treguar se sëmundja e Alz’hajmerit (demencë e hershme e trurit), padyshim si pasojë e efektit detoksifikues të agjërimit në sistemin nervor. Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë. Poashtu ka efekt antikancerogjen. Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen. Kokëdhembja që paraqitet në ditët e para të Ramazanit veçanërisht te konsumuesit e kafesë dhe duhanit, gjithashtu shoqërohet me humbje të gjumit dhe me ndjenjën e urisë. Këtyre personave u këshillohet që të fillojnë t’i