Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Agjërimi ndikim në Zemër e Mësim në Jetë. Tue 6 Oct 2009 - 11:25 | |
| Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi 25.09.2009 E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh Xhamija e Re F.sh Kamjan Kamjan Agjërimi ndikim në Zemër e Mësim në Jetë.
Xhemat i nderuar se pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame, poashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të tejkalojmë edhe këtë Muaj të bekuar si dhe na mundësoi që ta falim edhe namazin e Xhumas së bashku. Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojm Pejngamberit tonë, njeriut më të dashur,komentatorit më të mirë të Kuranit, predikuesit tëfesë së Allahut xh.sh. Muhammedit a.s. si dhe familjes së tij të pastër,shokve të tij të sinqert,dhe të gjitj atyre që u munduan dhe mundohen që të ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kijametit.
Muslimanët para disa javëve ishin tepër të gëzuar sepse po prisnin muajn më të dalluar të vitit,edhe ate jo për nga ditët e as për nga orët por për nga shpërblimet, muaj ki ku Allahu xh.sh. për hirë të këtij muaj lëshonte mëshirën dhe rahmetin e Tij ndër njerëz. Ki muaj për ne Muslimanët do të jetë dëshmitar në ditën kur do të dalim përpara Allahut xh.sh.që të japim llogari, se a do të dëshmoj në favorin tonë apo në dëmin tonë ajo mvaret prej nesh se si e kemi kaluar kët muaj. Në kët muaj njeriu përvec që bëri pastrimin e tij trupor në të njëjtën kohë ka përfituar edhe nga mirësit e Allahut xh.sh. sepse besimin e tij që ka në Zot e ka vërtetuar edhe në vepra, mirëpo kjo nuk don të thot që Muslimani ti përgjigjet Krijuesit të tij vetëm në muajn Ramazan e kur të largohet ki muaj, së bashku me këte të largohet edhe ki nga adhurimet dhe përgjegjësit që ka ndaj Tij, pra muslimani nuk duhet të jet besimtar sezonal,por rregullisht tu përgjigjet ftesave dhe ndalesave të Allahut xh.sh.
Vëllezër të dashur së pari të shpresojmë te Allahu xh.sh. që këta vepra të mira që kemi përfituar gjatë këtij muaj Allahu xh.sh. tna i pranon e tna regjistrion në librin,të cilin do të na jepet në ditën e gjykimit e që janë të shënuara nga engjujt fisnik, si dhe të mundohena që sevapet e fituar nga ki muaj ti ruajmë deri në fundë të jetës sonë, sepse ka shum njerëz që perfitojn sevape në muajn Rmazan por pas kalimit të tij ato të mira i shkatërojnë duke kryer gjunahe, mu për këte Allahu xh.sh. në një ajet Kur`nor thotë;
مَن جَاء بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا وَمَن جَاء بِالسَّيِّئَةِ فَلاَ يُجْزَى إِلاَّ مِثْلَهَا وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ {160} Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë(Suretul-En`an 160)
Pra poqese teksti Kur`anor lexohet me vëmendeje do të shohim edhe vet se Allahu xh.sh. nuk thot se kush e bënë një të mirë,por thot se kush e bënë një të mirë dhe mundohet që at vepër të mirë ta ruaj deri në fund të jetës së tij. Këte mundë të krahasojmë me një njeri që gjindet në gurbet,pra ka njerëz që shkojnë në gurbet fitojnë para, por disa njerëz parat e fituara i sjellin në familjet e tyre, disa të tjerë parat i harxhojnë duke qenë në gurbet,bile bile disa të tjerë aq shumë harxhojnë para saqë kur kthehen në shtëpitë e tyre kthehen me para borxh,edhe veprat e Ramazanit janë si kjo. Të shpresojmë që Ramazani të jetë shkakëtar që në zemrat tona të jetë ndezur drita e Imanit, por duhet të punojmë edhe më tutje që këtë drit mos ta fikim,nga erërat e ndryshme që do të frijnë në zemrat tona,spse për të ndezur dritën e fenerit është shumë lehtë,por asaj i nevojiten xhamat që ka për rreth, sepse shumë shpejt edhe mundë të shuhet. Ki agjërim aq shumë thellë duhet të ndikoj në zemrat tona saqë deri kur të vijë ramazani tjetër zemrat tona mos të lakmojnë haramin, sepse edhe qëllimi i Agjërimit ishte që besimtarin të bëjë më të devotshëm. Mu për këte Muhammedi a.s. thot:Agjërimi deri në agjërimin tjetër ifshijnë të gjitha gjunahet e vogla. Duhet të jemi të bindur se Allahu xh.sh. do tna peguaj cdo mundë që bëjmë pë Te, ku edh e vërteton në Kur`anin Famëlart ku thot: الْيَوْمَ تُجْزَى كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ لَا ظُلْمَ الْيَوْمَ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ {17 Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.(Suretul-Gafir 17)
Poashtu gjindena në muajn Sheval ku sipas hadithit të pejngamberit a.s. është mirë që të agjërohen gjashtë ditë të këtij muaji ku thotë:Kush agjëron muajn Ramazan e më pas ia bashkangjet edhe 6 ditë tëmuajt sheval llogaritet te Allahu xh.sh. sikur të ket agjëruar tërë vitin. Dijetarët Islam thonë se për cdo vepër të mirë Allahu xh.sh. shpërblen deri më dhjet sevape 30 dit agjërim poqese eshumëzojmë me dhjet na del 300,6 dit të muajt sheval me dhjet 60 dit dhe 5 dit festë. Sa i takon agjërimit të këtyre ditëve nuk është patjetër që të agjërohen pa ndërprerë,mundet edhe me ndërprerje por gjat tërë muajt të plotësohen 6 dit. Poashtu ata persona që për shkaqe të ndryshme nuk kanë agjeruar ndonjë ditë të muajt Ramzazan (bëhet fjalë për ndonjë sëmundje apo ndonjë udhëtim i largët) është mirë që ta kompezojnë ate sa më parë,sepse jeta e njeriut nuk dihet. Hutben e sodit po e përfundoj me ajetet Kur`anore ku Allahu xh.sh. thot:
قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِّلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ {161} قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ {162} لاَ شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَاْ أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ
Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar! Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)
Me shpres që të vazhdojm në javët në vijim lusim Allahun xh.sh. që agjërimin, ibadetet, duat,si dhe tobet tona tna i pranon si dhe tna mundëson që edhe më tutje të jemi nën urdhërat e Tija.
O Zot na mundëso që adhurimin ndaj Teje ta kemi ashtu sikurse e meriton Ty, si dhe na jep ate që na premton nëpërmjet lbrit Tënd
Amin | |
|