Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Si të jetë agjërimi i saktë? Mon 23 Jul 2012 - 12:25 | |
| Agjëruesi duhet të jetë i qetë, gjakftohtë e i sjellshëm. Duhet ta ruaj gjuhën e tij, ashtu siç i ruan veshët dhe sytë e tij, dhe tërë organet e trupit të tij:
“Ndoshta ai që agjëron nuk përfiton asgjë prej agjërimit të tij vetëm urinë”
Që mos të jetë agjërimi yt vetëm agjërim i barkut dhe i ndërprerjeve të marrëdhënieve intime, ndërsa gjuha jote nuk agjëron, sytë e tu nuk agjërojnë, veshët e tu nuk agjërojnë, gjymtyrët e tua nuk agjërojnë.
Syri yt nuk agjëron duke shikuar në haram; gjuha jote nuk agjëron nga gënjeshtra, përgojimi, llomotitja, tallja e përqeshja apo prej marrëzive; veshi yt nuk agjëron nga dëgjimi i muzikave boshe (që s’kanë dobi) dhe dëgjimit të fjalëve fyese.
" ... Nëse ndonjëri prej jush agjëron mos të bëjë ndonjë punë të pahijshme e as mos të bërtasë, e nëse dikush e shan (apo ngacmohet) apo dëshiron të rrihet, le të thotë: unë jam njeri që agjëroj " .
Që Allahu xh.sh. të jetë i kënaqur. Vetëm për hir të Tij, njeriu i le të gjitha ato gjëra që ia dëshiron vetja e tij.
Muaji i Ramazanit, muaj në të cilin Allahu xh.sh. na ka mundësuar që të pastrohemi në të, të pastrohemi nga të këqijat tona dhe të furnizohemi me të mira.
Dhe thërret një thirrës:
- O ti që je i prirur për të bërë të mira, afrohu. - O ti që je i prirur për të bërë të këqija, zmbrapsu .
─ Përgaditi: Bujamin SALIJA | |
|