Ki kujdes nga tirania e fjalëve "unë", "imi" dhe "mua", sepse me këto janë sprovuar Iblisi, Faraoni dhe Karuni.
Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” (A'raf, 12)
"Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte” (Sad, 76).
Faraoni: "Kështu Faraoni i shpalli popullit të tij duke thënë: “O populli im! A nuk është i imi sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin poshtë meje? A nuk shikoni pra?" (Zuhruf, 51)
Karuni: "Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë mua vetëm në saje të zgjuarsisë sime!” A nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, njerëz më të fuqishëm se ai dhe me pasuri të mbledhur akoma më të madhe? Por (mosbesimtarët, mëkatarët, kriminelët) as që do të pyeten për mëkatet e tyre (sepse Allahu i njeh mirë ata dhe do të ndëshkohen pa llogari)". (Kasas, 78)
"Unë" më së miri është të thuhet kur thua: "Unë jam robi gjynahqar, mëkatar, pranues i gabimeve, i cili kërkon falje”... e të ngjashme me këto.
"Imi" të thuash: "Varfëria, përulja, nënshtrimi dhe mëkati është i imi”.
"Mua", të thuash: "Allahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto më përkasin mua."
Autor: Ibn Kajim el Xhevzij