Ndalimi i bartjes së fjaleve (En-Nemime)
Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn
në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i
cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “që është përgojues dhe banë fjalë ndër njerëz” (Kalem – 11)
Fjala nemime gjuhësisht d.m.th. : përshpëritje, lëvizje e lehtë.
Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te
tjetri për për të shkaktuar përçarje.
Pra ai i cili e di se bartja e fjalëve është e ndaluar dënohet me
privim nga xhenneti ashtu siç dënohet në jetën e varrit. Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë dy varreve dhe tha: këta dy
tash po dënohen, jo për diçka të madhe. Njëri prej tyre ka bartë fjalët
ndër njerëzit kurse tjetri nuk është kujdesur nga stërpikja me urinë
gjatë kryerjes së saj” (Buhariu dhe Muslimi)
Atij që dikush i sjell fjalë nga njerëzit duhet që të mos i besoj
ato e as që të mendoj keq për atë që i janë bartë fjalët, as të mos
mundohet t’i verifikoj ato fjalë, ta ndaloj dhe shëmtoj bartësin e
fjalëve, e nëse nuk ndalet nga kjo vepër atëherë duhet ta urrej. Më pas
të mos e bëj të njejtin gabim që e ka bërë bartësi i fjalëve duke i
bartë fjalët e tij dhe kështu të bëhet i njejtë sikur ai.
E tërë kjo nëse nuk ka dobi fetare në bartjen e fjalëve, në të
kundërtën bartja e fjalëve është vepër e preferuar ose e obliguar sikur
ai i cili verën ndokënd që mundohet të nëpërkëmbë nderin e ndonjë
muslimani ose pasurinë e tij me padrejtësi.
Utbiu ka thënë: ndëgjova një plakë duke këshilluar djalin e saj:
ruaje fshetësinë dhe ke kujdes nga bartja e fjalëve sepse ajo nuk lë
miqësi pa e shkatërruar as zili pa e ndezur atë.
Jahja ibën Ebi Kethir ka thënë: atë që e bën bartësi i fjalëve për një orë nuk mund ta bëj magjistari për një muaj.
Muaviu i tregoi Ahnefit disa gjëra që kishte ndëgjuar për të e
Ahnefi e ndaloi atë. Muaviu i tha: më ka treguar njeri i besueshëm,
kurse Ahnefi ia ktheu: njeriu i besueshëm nuk tregon gjëra të
neveritura.