Vizitor Vizitor
| Titulli: Ndalimi i të menduarit keq për të tjerët Sat 22 May 2010 - 15:40 | |
| Ebu Hurejra [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut, të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni nga supozimet e shumta sepse disa prej supozimeve janë mëkat” (Huxhurat – 12)
Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur është ndalimi nga të menduarit keq. Hattabij thotë: qëllimi është: ndalimi i realizimit dhe besimit të supozimit e jo ajo që shkon ndërmend sepse atë njeriu nuk e zotëron.
Qëllimi i Hattabit është se të menduarit keq është i ndaluar nëse vazhdon dhe zë vend te njeriu e jo ajo që paraqitet kohë pas kohe sepse me këtë njeriu nuk është i ngarkuar. Transmetohet nga Sufjani se ka thënë: mendimi i keq është mëkat nëse e shpreh atë, e nëse nuk e shpreh nuk bën mëkat.
Sa i takon cilësimit të supozimit si fjalë më e rrjeshme, kjo është aludim në supozimet të cilat nuk mbështeten në argumente, për këtë, ai i cili supozon pa argumente dhe e dekalron atë në mënyrë të prerë është rrencaku më i madh sepse rrena në esencë dihet shëmtimi i saj dhe nuk ka nevoj që të qortohet, përkundër supozimit për të cilin mendohet se ka argument. Për këtë arsye cilësohet si fjalë më e rrejshme duke hiperbolizuar qortimin e kësaj vepre dhe frikësimin nga ajo si dhe duke aluduar se mashtrimi me supozim të paargumentuar është shumë më i madh se rrena e pastër, sepse i pari është i paqartë në të shmtën e rrasteve kurse rrena është e qartë. |
|