Është më e rëndësishme të dish të flasësh apo të dish të mendosh? Para se të përgjigjeni,dëgjoni këtë histori. Një burrë kishte një papagall folës të bukur që thoshte fjalë pa kuptim. Një prej fqinjëve ia kishte zili dhe shumë herë umundua t'ia blinte.
"Mund të më japësh çfarëdo shifre, i dashur", thoshte çdo herë i zoti i papagallit, "por këtë zog nuk do ta shes kurrë, as ty e as ndonjë tjetri!". Një ditë fqinji erdhi përsëri me një rosë në dorë. "Do ta blesh?", e pyeti. "Nuk kam nevojë për rosa. "Blije", këmbënguli fqinji.
"Kjo rosë mendon dhe mendon mirë! Ç'është e folura paratë menduarit? Asgjë!". "Ke të drejtë", i tha i zoti i papagallit. Dhe pasi u mendua gjatë, e pyeti: "Sa do për rosën?". "Papagallin,plus një milion!".
"Dakord!".
Kështu ai budallai humbi një papagall që fliste edhe një milion më pak në xhep dhe fitoi një rosë që vinte vërdallë
nëpër shtëpi duke ia bërë kuak-kuak me budallallëk dhe duke menduar për punët e veta!