Ky është një tregim i vërtetë që ka ndodhur në Kanada, dhe ka të bëj me një imam i cili ka studiuar në qytetin e pejgamberit s.a.v.s. Në fakt, pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Toronto, imami në fjalë ishte parë në një qendër komerciale duke shëtitur me një vajzë bjonde, e veshur shkurt. Ishte takuar nga disa mysliman, të cilët me padurim kishin pritur të përhapnin “lajmin”. Shumë shpejt filluan të përhapeshin tregime nga më të ndryshmet për imamin në fjalë, se ai është i pamoralshëm si njeri dhe mëkatarë i madh.
Disa mysliman tjerë e kishin thirrur një natë imamin dhe i kishin thënë: “Dëgjo, kemi dëgjuar se ke shëtitur me një far bukuroshe, e cila kishte pasur një veshje të papërshtatshme. Frikoju Allahut, një njeri sikur ti nuk guxon të veproj në atë mënyrë.
Dhe pas shumë fjalëve dhe ofendimeve që lënduan ndjenjat e tij i thanë edhe këtë: “Vëlla, nëse vazhdon kështu do të përfundosh në xhehenem.
Vëllezër, daiu apo imami për të cilin flasim jam unë, që sot u mbaj humben; ai dai jam unë. Askush nuk më ka pyetur se kush është vajza me të cilin kam shëtitur, askush nuk më ka pyetur se a i kam blerë ëmbëlsira kur ka qenë e vogël, nuk më pyetën se a ia kam ndërruar pelenat kur ka qenë bebe, etj…
Vëllezër, ajo vajzë me të cilën kam shëtitur është motra ime e vogël dhe mua më është e lejuar ta mbaj për dore dhe ta përqafoj motrën time edhe para muslimanëve edhe para jomuslimanëve.
Problemi i vërtetë është se muslimanët nuk i vërtetojnë lajmet, dhe nuk kanë pyetur se kush është vajza në fjalë. Në vend të kësaj, ata kanë filluar ta transmetojnë lajmin dhe të përhapin fitnen, ndërsa aspak nuk e kanë njohur situatën. Ndërsa Allahu i Madhërishëm besimtarët mysliman i ka mësuar me një princip të mrekullueshëm:
“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendohuni pastaj për atë që keni bërë. (El-Huxhurat, 6)
(Pjesë e hutbes së mbajtur nga Ebu Shehade imam në Toronto të Kanadasë.)
Përktheu: (Breziiri)