Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Gazmore Tregim] Miu dhe brejtja e librave!! | |
Ka qenë një kohë kur minjtë,të cilët duan të provojnë gjithçka, hanin edhe librat. Tani nuk ndodh më, pasi me gjithë ato mbeturina të gjërave të mira që gjenden në plehra,do të ishin budallenj po të hanin letra. Pastaj sot ka aq shumë libra, sa edhe po të brehet një prej tyre, bota përsëri vazhdon të ecë përpara. Por në kohën e përrallës sonë, librat ishin gjëra të çmuara. Nuk kishte kinema, as disqe, as kaseta dhe aq më pak televizor me ngjyra. Shkenca gjendej në libra dhe në pllaka guri (që minjtë nuk i brejnë dot). Ja përse një libër, më i madh se të tjerët, që po brehej nga një mi, thoshte: "Përse po më bren? Nuk e di që në fletët e mia është shkenca e gjithë botës?". Miu, i cili nuk rrinte gjithë ditën në bibliotekë, por shëtiste nëpër botë sa kishte fuqi për të gjetur diçka për të ngrënë, filloi të qeshte. "E dija që gjërat që duhen mësuar janë aq të shumta sa nuk mund t'i nxënë as një milion fletë të mëdha si këto". Dhe sapo pushoi së qeshuri, filloi përsëri të hante.
| |
|