Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:
- Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): “Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit”.
- Ka thënë Abdullah ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): “Kënga mjell hipokrizi në zemër”.
- Ka thënë El-kasim bin Muhamed: “Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr”. Gjithashtu ka thënë El-Kasim: “Kënga është pjesë e gënjeshtrës”…
- Ka thënë Umer bin Abdul Aziz: “Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).
- Ka thënë imam Ebu Hanifja: “Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo”.
- Ka thënë imam Maliku: “Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?
- Ka thënë imam Shafiu: “Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia”.
- Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli: “Kënga mjellë në zemër hipokrizi”.
- Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: “Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me “Ixhma”.
- El-Kasim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:” Kënga është pjesë e gënjeshtrës.
- Hasan el-Basriu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Në qoftë se muzika është e involvuar (sh.p. ka muzikë) në ftesën e darkës (waleemah), mos e pranoni ftesën.” (el-Xhami, nga el-Kajrawani, f.262-263)
- Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:” Mendimi i katër Imamëve është se, çdo lloj i instrumenteve muzikore është haram.. Është transmetuar në Sahih el Buhari, si edhe në hadithe të tjera se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë se do të ketë nga Ummeti i tij prej njerëzve, të cilët do t´a lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të shëndrrohen në majmunë dhe derra… Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk ka cekur apo përmendur ndonjë mosmarrëveshje sa i përket çështjes së muzikës.” (el-Mexhmu´, 11/576)
- El-Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:” Katër Medh-hebet janë të pajtimit se të gjitha instrumentet muzikore janë haram.” (el-Sahihah, 1/145)
- Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Medh-hebi i Ebu Hanifes është më i rrepti në këtë çështje dhe komentet e tij janë ndër më të ashpërtat. Pasuesit e tij, deklaruan qartë se dëgjimi i të gjitha instrumenteve muzikore është haram, sikurse janë fluta dhe daullet, e edhe (tingujt e) rrahjes së shkopit. Ata deklaruan se kjo është mëkat me të cilin tregohet se ai person është fasik ( rebel keqbërës) dëshmia e të cilit duhet refuzuar (nuk pranohet). Ata shkuan edhe më tutje dhe thanë se dëgjuarja e muzikës është fisk (rebelim, keqbërje) dhe kënaqësia me të (me dëgjimin e saj) është kufr (mosbesim). Këto janë fjalët e tyre. Ata transmetuan duke u bazuar në një hadith, i cili nuk mund t´i përshkruhet të Dërguarit (Alejhi Selam). Ata thanë: ” ai duhet të përpiqet të mos dëgjojë atë, nëse kalon pranë saj apo ajo (muzika) është në afërsi të tij.”
- Ebu Jusufi ka thënë, në lidhje me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohen instrumentet muzikore: ” Hyni pa lejen e tyre, sepse ndalimi i veprave të këqija është obligative, dhe në qoftë se nuk do të ishte e lejuar hyrja pa leje, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të kryejnë obligimin e tyre (urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja).” (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).
- Imam Maliku (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me lozjen e daulleve apo të flutës, në qoftë se ndodhë që njeriu të dëgjojë tingujt e tyre dhe kënaqet me dëgjimin e tyre, duke ecur apo duke qenë ulur. Ai tha: ” Duhet të ngritet (sh.p. prej atij vendi) në qoftë se vërenë se është duke u kënaqur me dëgjimin e saj duke ecur apo duke qenë ulur.” Ai tha: ” Ai duhet të ngritet në qoftë se vërenë se kënaqet me dëgjimin e saj, përveçse nëse është ulur për ndonjë nevojë, apo nuk është në gjendje të ngritet. Në qoftë se është në rrugë (udhëtim), ai duhet ose të kthehet ose të vazhdojë udhëtimin.” (el-Xhami’ nga el-Kajrawaani, 262). Ai (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: ” Njerëzit e vetëm, të cilët veprojnë kështu, sipas vështrimit tonë, janë fasikët.” (Tefsir el-Kurtubi, 14/55).
- Ibn ‘Abd el-Barr (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nga llojet e fitimit, të cilat janë haram sipas konsensit (mendimit unanim) të dijetarëve janë ribaja (kamata), pagesa e prostitutes (lavires), çdo gjë e ndaluar, rryshfeti, pagesa për të qajturit për të vdekurit dhe këndimi, pagesa e treguesve të fatit dhe atyre që pohojnë se e dijnë të fshehtën dhe astrologët, pagesa për lozjen e flutës, dhe çdo lloj i kumarit (lojës së fatit).” (el-Kaafi)
- Imam Shafiu. Ibni Kajjimi(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë, duke shpjeguar vështrimin e Imam Shafiut: ” Pasuesit e tij, të cilët njohin medh-hebin e tij (vështrimin e tij), kanë thënë se kjo është haram dhe i kanë denoncuar ata të cilët kanë thënë se ai e ka lejuar atë.” (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).
- Autori i Kifaajat el-Ekber, i cili ishte nga Sha´fitë, numëronte instrumentet muzikore si munker (të liga), dhe ai i cili është prezent (aty ku lozen ato) duhet t´i denoncojë ato. Ai nuk mund të arsyetohet me faktin se ka pasur dijetarë të këqinjë, sepse e kanë korruptuar Sheriatin, apo fakirë të ligë – duke kuptuar këtu Sufitë, sepse ata e quajnë veten fukara´ apo fakirë – sepse ata janë injorantë dhe pasojnë secilin i cili bën zhurmë; ata nuk janë të udhëzuar nga drita e diturisë; më parë, mund të themi se ata janë të shtyer nga pothuajse çdo (fryrje e) erë(s). (Kifaajat el-Ekber, 2/128).
- Imam Ahmedi, Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: ” Sa i përket mendimit të Imam Ahmedit, i biri i tij ´Abd-Allah ka thënë: ” E kam pyetur babain tim rreth këndimit (këngës). Ai tha: ´Kënga shkakton rritjen e hipokrizisë në zemër; Unë nuk e pëlqej atë.´ Pastaj i përmendi fjalët e Malikut: ´Keqbërësit (fasikët) në mesin tonë e bëjnë atë.´” (Ighaathat al-Lahfaan).
- Ibn Kudameh, hulumtues i medh-hebit Hanbeli (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: ” Tri lloje të instrumenteve muzikore janë haram. Këto janë kordoni (sh.p. veglat muzikore me tela) dhe të gjitha llojet e flautës dhe të llautës, daullet dhe rabaab (instrument me tela), e kështu me rradhë. Kushdo që instiston në dëgjimin e tyre, dëshmija e tyre duhet rrefuzuar.” (el-Mughni, 10/173) Ai (All-llahu e mëshiroftë) poashtu tha: ” Në qoftë se njeriu ftohet në njeriu ftohet në ndonjë tubim, në të cilin ka diçka të kundërshtueshme, siç është vena dhe instrumentet muzikore, dhe ai ka mundësi t´i denoncojë ato, atëherë le të prezentojë dhe të shprehet kundër tyre, sepse në këtë rast ai i kombinon dy obligime. Nëse nuk ka mundësi të veprojë kështu, atëherë le të mos prezentojë.” (el-Kaafi, 3/118)
- El-Tabarini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dijetarët e të gjitha vendeve janë të pajtimit se këndimi është mekruh dhe se duhet penguar. Edhepse Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari dalluan nga shumica, (duhet të ceket se) i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: ” Bashkangjituni shumicës.” Dhe kushdo që vdes duke u dalluar nga shumica, vdes xhahil.” (Tefsir el-Kurtubi, 14/56).
- El-Kurtubiu (All-llahu e mëshiroftë) është një prej atyre që kanë transmetuar këtë hadith, pastaj ka thënë: ” Ebu´l Faraxh dhe el-Kaffaal, kanë thënë: “Dëshmija e këngëtarit dhe vallëzuesit nuk duhet pranuar.” Unë them: nëse është vërtetuar se kjo çështje nuk është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të, poashtu nuk lejohet.”
- Sheikh el-Fawzaan (All-llahu e ruajtë) ka thënë: “Atë që Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari kanë thënë rreth këndimit, nuk është sikurse mënyra e këndimit të kohës sonë, andaj ata asnjëherë nuk do t´a lejonin këtë lloj të këndimit, që është shtyerje në imoralitet dhe në humbje të turpit.” (el-I´laam) Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: ” Nuk është e lejuar bërja e instrumenteve muzikore.” (el-Mexhmu´, 22/140). Ai poashtu tha: ” Duke u bazuar në shumicën e fukahave, lejohet shkatërrimi i instrumenteve muzikore, siç është tanburi ( instrument me tela, i ngjashëm me mandolinën). Ky është mendim i Malikut, dhe është mendimi më i fortë nga dy mendimet, të transmetuara nga Ahmedi.” (el-Mexhmu´, 28/113). Dhe ai tha: “…Ibn el-Mundhir ka cekur se dijetarët janë të pajtimit se nuk është e lejuar të paguhen njerëzit për të vajtuar dhe kënduar… konsensi i të gjithë dijetarëve, vështrimet e të cilëve i cekëm më sipër, është se vajtimi dhe këndimi nuk janë të lejuara. El-Shu´bi, el-Nekha´i dhe Maliku i cilësuan si mekruh (d.m.th. haram). Ebu Thawr, el-Nu´maan – Ebu Hanife (All-llahu e mëshiroftë)- Jakubi dhe Muhammedi, dy nxënësit e Ebu Hanifes kanë thënë: “Nuk është e lejuar kurrëfarë pagese për këndim dhe vajtim. Ky është vështrimi (mendimi) ynë”. Dhe ai tha: “Instrumentet muzikore janë verë e shpirtit, dhe ajo se çka i shkakton ajo shpirtit është më e keqe se ajo që shkaktojnë pijet dehëse.” (Mexhmu´ el-Fetawa, 10/417)
Disa njerëz marrin guxim të pohojnë se Sahabët dhe Tabi´inët kanë dëgjuar këngë, dhe nuk kanë parë asnjë të keqe me këtë! El-Fawzan (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: ” Ne kërkojmë nga ata që të na paraqesin isnedë (zingjirë transmetuesish) sahih, të cilët qojnë tek këta Sahabë dhe Tabi´inë, që do të dëshmonin për këtë.” Atëherë ai tha: ” Imam Muslimi ka përmendur në Hyrjen e Sahihut të tij se Abd-Allah ibn el-Mubareku ka thënë: ” Isnedi është pjesë e fesë. Po të mos ishte isnedi, secili mund të pohonte atë çka dëshiron.” Disa thojnë se, hadithet të cilat ndalojnë muzikën janë plotë gabime. Nuk ka mbetur asnjë hadith pa u kritikuar nga ndonjëri prej dijetarëve.
- Ibn Ebi Shejbah (All-llahu e mëshiroftë) transmeton se, një njeri theu (shkatërroi) mandolinën e një njeriu, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek Shurejhu. Mirëpo, Shurejhu nuk i përcaktoi atij kurrëfarë dëmshpëblimi- d.m.th. ai nuk e obligoi personin e parë që të paguaj dëmin e mandolinës, sepse ajo ishte haram dhe kështu e pa vlerë. (el-Musannaf, 5/395)
- El-Baghawi (All-llahu e mëshiroftë) deklaroi në një fetwa se shitja e çdo lloji të instrumenteve muzikore, siç janë mandolinat, flautat, etj. Pastaj, ai tha: ” Në qoftë se fotografitë janë shlyer dhe instrumentet muzikore janë vjetruar, atëherë lejohet shitja e pjesëve të tyre, qofshin ato nga argjendi, hekuri, druri apo diç tjetër.” (Sharh el-Sunnah, 8/28)
- Ibn Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Hadithet të cilat janë transmetuar rreth ndalimit të muzikës nuk janë me gabime, siç është pohuar. Disa prej tyre janë në Sahih el-Buhari, i cili është libri më autentik pas Librit të All-llahut, dhe disa prej tyre janë hasen (të mirë) dhe disa prej tyre janë daif (të dobët). Mirëpo, pasi që ka aq shumë prej tyre, me isnede të ndryshme, përbërja e tyre definitivisht argumenton se kënga dhe instrumentet muzikore janë haram.”
- El-Shawkani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Përgjigja kësaj është ajo se, përmendja e këtyre gjërave në lidhshmëri, nuk do të thotë se gjëja bëhet haram vetëm në lidhshmëri me një tjetër. Përndryshe, kjo do të thoshte se zinaja, e përmendur në hadith, nuk është haram derisa ajo të kombinohet me përdorimin e alkoholit dhe përdorimin e instrumenteve muzikore. Në të njëjtën mënyrë, ajeti i cili vijon: ” Vërtetë që ai gjithnjë nuk besoi në All-llahun, më Madhështorin Edhe nuk dha dhe nuk nxiti për të ushqyer të varfërit (Miskin).” (El-Hakkah, 69:33-34) (sh.p. po të ishte ashtu, si mendojnë ata) do të tregonte se, nuk është haram mosbesimi në All-llahun (Subhanehu ve Teala) po të mos i shoqërohej kësaj mosnxitja në ushqimin e të varfërve!!! Nëse pohohet se, ndalimi i këtyre është vërtetuar nga transmetimet tjera në veçanti, atëherë mund të themi se edhe ndalimi i instrumenteve muzikore poashtu është i njohur nga dëshmitë tjera, siç i përmendëm më lartë.” (Nejl el-Awtaar, 8/107)
- Ibn el-Xhevzi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Aishja (All-llahu e mëshiroftë) ishte e re në atë kohë; pasi që arriti moshën e pjekurisë, nuk është transmetuar asgjë tjetër, pos dënimit të këngës. Biri i vëllaut të saj, el-Kasim ibn Muhammed, dënoi këndimin dhe tha se nuk është e lejuar të dëgjohet ajo, ndërsa ai mori diturinë nga ajo.” (Talbis Iblis, 229).
- El Hafiz ibn Haxher (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Një grup i sufive përdorën këtë hadith – haditin rreth dy vajzave të reja – si argument se këndimi është i lejuar dhe se është i lejuar dëgjimi i saj, qoftë ajo e përcjellur me muzikë apo jo. Ky mendimështë hudhur poshtë me deklaratën e qartë të Aishes (All-llahu e mëshiroftë) në hadithin që vijon, ku ajo tha: ” Ato nuk ishin këngëtare.” Ajo e bëri të qartë se ato nuk ishin këngëtare, edhepse kjo kuptohet shumë qartë nga vet hadithi. Andaj, neve duhet të na mjaftojë ajo që është transmetuar në tekst, ashtu që të zvoglojmë rrezikun e shkuarjes kundër parimit, d.m.th. hadithit. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.” (Fath el-Baari, 2/442-445)
Prej dijetarëve që e kanë bërë haram këngën dhe muziken janë edhe: Sheikh Albani, Sheikh Uthejmini, Sheikh Bin Bazi, Sheik Fevzani dhe me mijëra dijetarë tjerë.
Kush thotë se kënga dhe muzika (instrumentet muzikore) janë hallall, ka ra në kundërshtim me Ixhman (sahabët, tebi’inët, tabitabi’inët dhe shumicen e dijetarëve)
Paraprakisht e pamë shumë qartë sa që nuk pranon dyshimin më të vogël se ndegjimin e këngës dhe muzikës e ndaloi: Kur’ani, Synneti, dhe El-ixhmai.
Të keshë kujdes, të mos mashtrohesh me disa fetwa (opinjon), te cilat e lejojnë muziken. Apo që thojnë se muzikë e ndaluar është vetëm ajo që të shpie në të kqija. Të gjitha këto fetwa janë në kundershtim me Kur’anin, Synetin dhe El-ixhmain. Dëgjimi i kënges është haram, të jetë ajo e zhurmëshme apo e lehtë, e shoqëruar me muzikë apo jo.
Lejohet vetëm defi (daireja) që t’a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, gje e cila argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi tek Pejgamberi a.s., e Pejgamberi a.s. ishte në shtepi te Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë). Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha: “Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi a.s.?!! Pejgamberi a.s. tha: “O Ebu beker, leri se këto ditë janë ditë feste”. (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhariu dhe Muslimi).
Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi a.s. ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin ditët e festës, ditë në të cilat lejohet shfaqja e gezimit.
Ka thënë imam Ibn Kajjimi: “Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin a.s. dhe se lojën me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk kanë obligime fetare dhe së për to nuk ka mëkat në këndimin dhe dëgjimin i saj. Vallë a kjo aludon për lejimin e asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, ajo që përmban ato që as ju s’mund t’a mshefni?! O çfarë mjerimi, ka humbur inteligjenca dhe te kuptuarit.”
Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për gra, gjë e cila për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe gezimëve.
Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Ndëgjimi i muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton sëmundjen e zemrës dhe ngurtjes se saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i Allahut. Ndërsa në Martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar këngë të matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e tupanit nuk lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin gratë, gjë e cila nuk lejohet për burra.