Të burgosurit muslimanë që gjenden në burgun Geldern, në pjesën lindore të Gjermanisë, nga zyrtarët kërkuan një punonjës fetarë i cili do t’i udhëhiqte në namazin e Bajramit
Şemsettin Yalcin shkroi një letër në të cilën përshkroi ditët e Ramazani në burg, dhe në emër të 100 muslimanëve të burgosur dërgoi një kërkesë.
"Ne u jemi mirënjohës qytetarëve të cilët na dërgojnë ushqim për iftar dhe syfyr. Këtu solidarizohemi, në unitet dhe harmoni. Lutemi për të gjithë ata që mendojnë për ne. Lusim zyrtarët që t’na dërgojnë një punonjës fetarë, që edhe ne të kemi mundësi ta falim namazin e Bajramit. Mos na lëni të vetmuar", thuhet në letër.