Izraeli burgosi në mënyrë sekrete një shtetas australian, qe rezultoi se ishte punonjës i shërbimit sekret të Mossadit. Izraeli besonte se ai kishte zbuluar detajet e punës së tij për agjenci të tjera spiunazhi. Ben Zygier dyshohet se ka vrarë veten përmes varjes në litar në dhjetor 2010, në një burg të sigurisë së lartë. Identiteti i tij u zbulua javën e kaluar nga një emision hulumtues i ABC News. Sipas këtij raporti, Ben Zygier ushtronte aktivitetin e tij si agjent i shërbimit sekret izraelit Mosad në Europë dhe Lindjen e Mesme. Zyiger shihej si kërcënim për vetë ekzistencën e Izraelit ndaj dyshohet se i “Burgosuri X” mori vendimin e tij për “t’i dhënë fund jetës” sepse dinte shumë gjëra që tashmë po i shkaktonin probleme. Sipas raportimeve në mediat australiane, Zygier ishte takuar me agjentë të shërbimit sekret australian gjatë një udhëtimi në vendlindje. Në këtë takim dyshohet se ai i ka dhënë detaje shërbimit sekret australian mbi punën e tij tek Mosad-i. Sapo e kuptuan autoritetet izraelite, ata e burgosën Zyigerin për një kohë të pacaktuar. Vetëvarja e tij u raportua fillimisht në mediat izraelite, si “çështja e të burgosurit X”, por shumë shpejt Netanjahu ndaloi publikimi e çfarëdo informacioni lidhur me të burgosurin X.[justify]