Të
burgosurit në qendra të ndryshme burgimi në Kinë po përpiqen të
dëshmojnë se dëshirojnë të nisin një jetë të re, duke ua larë këmbët
familjarëve të tyre për ta shpëlarë kështu turpin që u kanë shkaktuar
me krimet e tyre.
Sipas zëdhënësit të burgut në Jailing, në provincën kineze Sichuan,
më shumë se 150 të burgosur lanë këmbët e 450 anëtarëve të familjeve të
tyre. Kjo, sipas zyrtarëve të burgut, do t’u ndihmojë atyre të
mendojnë për krimet që kanë bërë, si dhe për pasojat e tyre. Vizitorët e
burgut mund të blejnë fotografi si suvenirë nga ky aktivitet.