Njëherë një dijetar musliman ishte duke udhëtuar me aeroplan. Kur erdhi koha e namazit, ai shkoi në banjo që të merrte abdest. Meqë banjoja ishte shumë e vogël, atij iu desh të hapte derën e saj në mënyrë që të ngriste këmbën dhe ta vendoste në lavaman. Një stjuardesë e pa dhe iu afrua duke e qortuar dhe thënë që të mos i lante këmbët në lavaman, meqë ato janë të papastra.
Dijetari me butësi e pyeti stjuardesën: “Sa herë, zonjushë e nderuar, e lani ju fytyrën tuaj?” Ajo i përgjigj: “Zakonisht një ose dy herë në ditë.” Atëherë dijetari i tha: “Zonjushë, unë këmbët e mia i lajë pesë herë në ditë për të falur namazin, kështu që kjo i bie se këmbët e mia janë më të pastra se fytyra jote.” Në këtë moment stjuardesa mbeti pa tekst dhe e la të qetë dijetarin të përfundonte abdestin.
Qëllimi i këtij rrëfimi nuk është që të na bëjë të qeshim, por që të na mësojë se sa të rregulltë duhet të jemi për namazet tona.