[Only admins are allowed to see this image]Djaloshi i vogël erdhi me vrap duke kërkuar nënën e tij.
“Shokët e mi kanë blerë rroba të reja për Bajram! A mund ti kem edhe unë disa rroba të reja si ata?”
"E ëma e mori në prehër dhe e ledhatoi. Për ta qetësuar të birin, ajo i premtoi atij se do të flasë me të atin, për t’ia bërë disi.
Nëna e djaloshit, Fatima bint Abdul Malik, nuk ishte grua e zakonshme. Babai i saj, gjyshi dhe katër vëllezërit e saj kishin qenë halife të Umetit Musliman. Në fakt, burri i saj ishte vetë kalifi aktual, Umer ibn Abdul Aziz – kalifi i cili sundoi perandorinë më të madhe në botë që shtrihej nga Atlantiku deri në oqeanin indian.
Kur Umer ibn Abdul Aziz u kthye në shtëpi, Fatima i tregoi për kërkesën e të birit. Kalifi kishte një vështrim të mërzitur në sytë e tij.
"Fatima, ti e di se sa shumë i vlerësoj fëmijët e mi, por të gjitha paratë që kam janë para jush", tha ai duke duke hapur duart e zbrazëta.
Megjithëse një kalif, Umeri kujdesej për të jetuar me ndershmëri dhe bëri shumë për të siguruar drejtësinë në kalifatin e tij.
Por Fatima si nënë, vazhdoi të insistonte. Ajo i tha Umerit se ndoshta ai mund të bënte diçka për të blerë ndonjë rrobë shumë të lirë, mjaftonte që ai të kishte diçka të re për Bajram.
Lotët rridhnin në faqet e tij. Më në fund, Umeri, i pikëlluar nga gjendja e vështirë, u pajtua dhe i shkroi një letër ministrit të tij të thesarit, duke kërkuar që paga e tij ti jepej një muaj më herët në mënyrë që ai të mund ti blej diçka e tij fëmijëve të veshin në Bajram.
Por Kalifi i sinqertë dhe i devotshëm kishte një ministër që ishte po aq i drejtë dhe i ndershëm. Ai shkroi një letër në përgjigje të kalifit.
Kalifi po lexonte letrën me lot që rridhnin nga sytë e tij:
“O Emri i Besimtarëve, unë kam respekt të madh për ju, të besoj dhe të bindem ty plotësisht. Megjithatë, në qoftë se ju mund të më garantoni mua se ju do të jetoni deri muajin e ardhshëm dhe tu shërbeni njerëzve tuaj, atëherë paratë do ti nisi menjëherë. Nëse ju nuk mund të garantoni për jetën tuaj, atëherë si mund mund të paguani paratë të cilat u takojnë të varfërve, jetimëve dhe të vejave? "
Kalifi Umer ibn Abdul Azizi e kuptoi gabimin e tij. Edhe Fatima bint Abdul Malik gjithashtu! Ajo lau rrobat e vjetra, dhe i palosi me kujdes.
Dita e Bajramit ndihej në ajër. Në tërë Damaskun kishte gumëzhimë me gëzim dhe festim. Njerëzit ishin të veshur me rroba të reja, ndërsa Kalifi Umer ibn Abdul Aziz mbante ato të zakonshmet. Ai ishte nisur për namazin e Bajramit, dhe mbante për dore djalin e tij. Fytyra e djaloshit i shndriste me shkëlqim, pasi ai ecte bashkë me babain e tij. Rrobat e vogëlushit ishin të vjetra dhe të pastra, por ai kishte arritur të kuptonte se kënaqësia e përjetshme e Xhenetit është larg nga të qenit superior në këtë botë të përkohshme!
/mesazhi/