Vdekja e një anëtari të lartë të Vëllazërisë myslimane i cili ndodhej në burg, ka ngritur frikën mbi kushtet e përkeqësuara shëndetësore të disa anëtarëve të Vëllazërisë të cilët po mbahen në burgje nga autoritetet egjiptiane .
Safëat Khalil, 59 vjeç, vdiq në burg të enjten , menjëherë pas një vendimi gjyqësor që urdhëron lirimin e tij.
Ai u arrestua muajin e kaluar së bashku me disa përkrahës të Vëllazërisë, mbi akuzat për gjoja se nxitjen e dhunës dhe posedimit të armëve.
Vdekja e tij alarmon në lidhje me të paraburgosurit e Vëllazërisë myslimane që kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme mjekësore.
Një anëtar i lartë ligjor në komitetin e grupit , i cili kërkoi të mos identifikohet tha se shumë prej anëtarëve të Vëllazërisë kanë probleme shëndetësore, dhe dyshohet se ato vijnë si pasojë e torturave,
Autoritetet egjiptiane lëshuan një goditje masive mbi drejtuesit të Vëllazërisë muslimane dhe simpatizantëve të saj, pas përmbysjes së presidentit Muhamed Mursi.
Qindra anëtarë të rangjeve të ndryshme janë arrestuar mbi akuza të ndryshme, duke përfshirë “nxitje të dhunës”.
Vëllazëria tha se mbi 12 anëtarë të saj të burgosur vuajnë nga sëmundje kronik, dhe në mesin e tyre është ish lideri suprem Mahdi Akef, 86 vjeçar.
Megjithatë, lideri aktual Muhamed Badie dhe Khairat al- Shater , vuajnë nga diabeti dhe tensioni, dhe po mbahen në kushte të këqija.
Në mesin e përkrahësve ekziston frika se të burgosurit janë duke u keqtrajtuar dhe mbajtur në lokacione ilegale. /mesazhi/