rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Dhikret dhe duate gjat dites se xhuma | |
1. Dërgimi i salavateve. I Dërguari i Allahut është prijësi i njerëzimit dhe dita e xhuma (e premtja) është dita më e mirë e javës. Të dërguarit sa më tepër salavate mbi Pejgamberin alejhi selam gjatë kësaj dite ka shpërblime të shumta. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Prej ditëve tuaja më të mira është dita e xhumasë: në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë i është marrë shpirti, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e burisë së parë, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e dytë e burisë, në këtë ditë dërgoni sa më tepër salavate mbi mua ngase salavatet që i dërgoni më prezentohen.” Sahabët thanë: “O Resulullah, të prezentohen salavatet kur ti je i kalbur?” Tha: “Allahu ia ka bërë haram tokës t’i hajë trupat e pejgamberëve.” (Ebu Davudi) 2. Leximi i sures Kehf. Ebu Seid el-Hudriu ka transmetuar se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kush lexon suren Kehf ditën e xhumasë do t’i jepet ndriçim prej drite nga e xhumaja në xhumanë tjetër.” (Hakimi) Ibn Umeri transmeton se Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Kushdo që këndon suren Kehf të Xhumanë, ai do të mbushet me dritë që do të ngrihet nga fundi i këmbës deri te maja e flokut. Ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Ringjalljes dhe do t’i falet çdo gjë nga e xhumaja në xhumanë tjetër.”
3. Të bërit sa më tepër dua me shpresë se e zen orën kur pranohen duatë. Në një moment të kësaj dite Allahu i Lartësuar i plotëson nevojat dhe u përgjigjet lutjeve dhe kërkesave tona. Xhabiri transmeton nga Pejgamberi, alejhi selam, i cili ka thënë: “Dita e xhumasë ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut i lutet për diçka Atij, Ai me siguri do t’i përgjigjet lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të ikindisë.” (Muslimi) | |
|