Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut.
Dëshmoj se vetëm Allahu meriton të adhurohet, gjithashtu dëshmoj se Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem është rob dhe i dërguar i Allahut.Allahu i Lartësuar thotë:“Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut).“ (Bekare, 203)
“që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!” (Haxh, 37)
Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:“Dita e fitër bajramit, dita e Arafatit, dita e kurban bajramit, ditët e teshrikut janë festat e muslimanëve.“ (Shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Alabni e vleërson sahih)
Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:“Ditët e teshrikut janë ditët e ngrënies dhe pirjes dhe përmendjes (dhikrit) të Allahut.“ (Shënon Muslimi)
Angazhohu (preukupohu) me tekbire, ngase tekbiret janë mburojë e zjarrit të xhehnemit.
Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:“Përgatitni mburojat tuaj? I thanë: O i Dërguar i Allahut a mos vallë është armiku!! Tha: Jo, por mburojat tuaja nga zjarri duke thënë: SUBHANALLA, EL-HAMDU LIL-LAH, LA ILAHE IL-LALLAH, ALLAHU EKBER, këto janë fjalë të mira e të përhershme dhe mburoje rreth teje në ditën e gjykimit.“ (Nesaiu, Alabni e vleërson hasen)
Angazhohu në tekbire sepse Allahu lavdërohet me ty.
Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:“Kur robi thotë LA ILAHE IL-LALLAHU VALL-LLAHU EKBER. Allahu thotë: e fletë të vërtetën robi Im kur thotë: i vetmi Unë jam dhe nuk ka të adhuruar tjetër dhe Allahu është më i madh ().” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahihë) Angazhohu me tekbire që të falen gjynahet tua.
Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:“Vërtetë që SUBHANALLAHI, EL-HADU LIL-LAHI, LA ILAHE IL-LALLAHU, ALLAHU EKBER i shkundin gjynahet sikur që i shkundë pema gjethet e saja.” (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson hasen)
Angazhohu me tekbire në çdo kohë dhe në çdo vend deri në ditën e fundit të bajramit.
Disa forma të sakta të tekbirit:
- ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER KEBIRA.
- ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALLAH. VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER VE LIL-LAHIL HAMD.
- ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALLAH. VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU KEBER, VE LIL-LAHIL HAMD