Rreth 25 kolon hebrenj sulmuan kompleksin e Xhamisë Al Aksa në qytetin e okupuar të Jerusalemit, ku ata ngritën flamurin izraelit.
Të mbështetur nga policia izraelite, kolonët, duke përfshirë një rabin hebre, sulmuan kompleksin nga porta Magharbah, dhe kryen rituale çifute afër portës Rahma. Kolonët çifut kishin ngritur flamuj izraelit pranë Portës Faisal.
Ndërkohë autoritetet fetare palestineze denoncuan thirrjet e policisë izraelite, dhe bënë thirrje për dhënie fund të shkeljeve gjithnjë e më të shpeshta nga kolonët çifutë.
Shkeljet e shpeshta kanë zemëruar banorët palestinez dhe herë pas here ka pasur konfrontime të dhunshme në oborrin e xhamisë.
Hebrenjtë i referohen Al- Aksa si " Mali i Tempullit ", duke pretenduar se zona ishte vendi i dy tempujve hebre në kohët e lashta. /mesazhi/