Një gruaje të moshuar nga Tunizi i është kthyer të pamurit që e kishte humbur para më shumë se një vit e gjysmë gjatë qëndrimit të saj në Arafat, në Haxhin e sivjetmë
Sexhden e mirënjohjes për kthimin e të pamurit drejtuar Allahut të Plotfuqishëm e bëri shtatëdhjetë vjeçarja, Nefisa el- Karmazi, ndërsa të pranishmit rreth saj me tekbire e lartësonin Allahun në Arafat, në çadrat ku ishin vendosur hanxhinjtë tunizianë . Përndryshe, para një viti e gjysmë Nefisa kishte humbur të pamurit nga një goditje në tru.
Pas kësaj mrekullie Nefisa filloi të ec vetë, pa ndihmën e askujt, duke thënë: "Allahu më ka nderuar me kthimin e dritës së syve. Atij i takon lavdërimi dhe falënderimi për bekimet e shumta që mi dhuroi në vendin më të pastër të Tokës dhe në ditën më të shenjtë të vitit", duke menduar për ditën e Arafatit dhe qëndrimin në Arafat.
Një punëtor që kujdesej për haxhinjtë, duke e përshkruar ngjarjen e Nefisas tha: "Ajo, nga brendia e zemrës i lutej Allahut në Arafat që Ai t’ia kthej të pamurit. Me pendim dhe zemër të përulur i lutej Allahut, e Allahu iu përgjigj lutjeve të saj dhe i befasoi të pranishmit duke ecur përreth dhe duke lëvizur vetë, ndërsa më parë ajo nuk mund të lëvizte pa ndihmën e njërit prej bijve të saj."
Shtatëdhjetë vjeçarja Nefisa është nënë e tre fëmijëve, e cila këtë viti, për herë të parë, erdhi në
. Ajo gjatë gjithë kohës u fliste njerëzve që i kishte pranë: "Unë kam ardhur në këtë vend të shenjtë dhe të pastër me bindje që Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të mia, dhe do t’mi kthen sytë e mi."
Lutja e saj e vazhdueshme dhe ‘këmbëngulëse’ që nga ardhja në Arafat ishte: "Zoti im, unë kam ardhur tek Ti e verbër, prandaj të lutem ma kthe shikimin e syve të mi."
Kjo ngjarja dëshmon madhështinë e Islamit dhe të haxhit