Një ditë gjatë muajit të Ramazanit, para perëndimit të diellit, një njeri deshi që ta përqeshte Nastradinin dhe e pyeti për orën. Nastradini nuk e përfilli pyetjen se ishte i zënë dhe nuk deshi që t’i përgjigjej pyetjes së tij, e mes tyre u zhvillua biseda në vazhdim:
Burri: Sa është ora o zotëriu plak?
Nastradini: E kamë vetëm një orë.
Burri: Nuk e mendova atë, por mendova se sa ka shkuar ora (pra, sa është ora)?
Nastradini: Për Allahun, vlefta e saj tashmë ka shkuar në 3 dinarë.
Burri: Si nuk e kupton sekëlltinë time! Edhe sa ka deri në perëndim të diellit o zotëri?
Nastradini: Nëse dëshiron që të hash ushqim tek ne, ne do të t’i shtrojmë ato ushqime që na kanë mbetur.
Burri: Jo, nuk është kjo. Unë mendova se në çfarë kohe jemi tash?
Nastradini: Ne tash jemi ne stinën e verës, d.m.th., në stinën e të nxehtit.
Burri: Allah, Allah! O burrë, unë po të pyes për kohën e cila është tani.
Nastradini: O biri im, a ka ndonjë njëri të mençur që nuk e di se ne tani jemi në fundin e kohës, mu para Kiametit!?
Në këtë moment burri heshti, meqë vërtet e kuptoi se sa ishte sahati!!!
Përshtati: Breziiri