Sister In ISLAM Motrat islame
Numri i postimeve : 17 Data e regjistrimit : 02/10/2013
| | MUSLIMANI DHE HALLOVENI (Nata e shtrigave) | |
Kjo fjale ka për qellim festen e jomuslimanve qe e festojnë natën e 31 tetorit. Ajo ka prejardhje pagane nga Irlanda për tu pasuar nga shtetet tjera evropiane e deri ne Amerike. Ne te besohet se shpirtrat dalin nga varret dhe shpërndahen neper bote. Gjithashtu njerëzit ne përgjithësi e fëmijët ne veçanti veshin rroba te ndryshme e zakonisht me përmbajtje frikësuese. Largohen nga shtëpia ne shtëpi duke kërkuar ëmbëlsira dhe ajo familje qe nuk u jep ëmbëlsira sipas këtij besimi te kote do te hidhërohen me te shpirtrat e dale nga varret dhe mund ta dëmtojnë.
Nuk mungojnë as kungujt ne forme koke te frikshme te njeriut brenda te cilit ndezën qirinj. Hapen edhe parada neper rruge ne te cilin dalin njerëzit me rroba te frikshme. Ata gjithashtu besojnë se duhet te vishen me rroba te tilla me qellim qe te mos njihen nga shpirtrat e këqij e kështu te mos u bëjnë ata shpirtra ndonjë të keqe.
Ka edhe lloje tjera besimesh të ndryshme rreth kësaj nate qe dallojnë nga vendi ne vendin tjetër.
Për ketë feste janë gjiruar edhe shume filma te frikshëm. Neper këto festa nuk mungojnë as edhe hidhërimet, frikësimet mes njerëzve por edhe konfliktet qe sjellin edhe përgjakje.
Ka raste te regjistruara kur edhe disa psikopatë inspirohen nga ky lloj besimi, nga këto ngjarje dhe vrasin njerëz te pafajshëm.
MUSLIMANI DHE HALLOVENI
Feja Islame është plotësuar dhe nuk ka nevojë për festa dhe asgjë tjetër pos asaj pjese që e ka zbritur Allahu në Kuran dhe e ka përmendur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithe. Allahu thotë; [Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe] (S. Maide, 3)Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem thotë; “Do t`i pasoni traditat e popujve para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe llërë për llërë aq shumë sa edhe po të futen në zgavrën e hardhucës do të futeni edhe ju. Të pranishmit e pyetën, o i Dërguar i Allahut, a janë për qëllim çifutët dhe krishterët? Ai u përgjigj, e kush tjetër? (Buhariu nr. 7320 dhe Muslimi nr. 2669)Gjithashtu ai, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i ngjason një populli ai është prej tyre” (Shënon Ebu Davudi, hadithi është i mirë. Shiko Sahihul xhami, nr. 6149)Për muslimanin është e ndaluar ta festoj këtë feste. Nuk i lejohet as ta besoj këtë lloj besëtytnie. Kjo festë dhe të ngjashmet me to që nuk janë Islame ndalohen me Kuran, me sunet dhe me pajtueshmërinë e të gjithë dijetarëve Islam. Muslimani e ka obligim t'i besoj Allahut dhe mësimeve te fesë se tij, te mos dyshoj duke menduar se vërtetë shpirtrat dalin nga jeta e varreve dhe mund tu hakmerren njerëzve. Besimtari duhet te besoj se njerëzit nuk kthehen ne këtë bote pasi kane vdekur e as shpirtrat e tyre nuk mund t'i bëjnë keq askujt.
Besimtari ka vetëm dy festa vjetore dhe ato janë bajramet. Gjithashtu ka edhe festën javore e cila është dita e xhuma. Te tjerat janë te pabaze aq me tepër ndalohen nëse kane karakter pagan dhe baze e tyre është cenimi i besimit (monoteizmit) te muslimanit.Përmendet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur erdhi në Medinë i pa banorët e saj duke i festuar dy festa në të cilat kërcenin dhe luanin. Vendasit i pyeti çfarë ishin ato festa, kurse ata i thanë se i kemi trashëguar nga koha e injorancës. Atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ju tha: “Allahu ua ka kompensuar këto dy festa me dy tjera më të mira se to, ato janë: Bajrami i kurbanit dhe Fitër bajrami” (Shënon Ebu Davudi nr. 1134, Nesaiu1556, etj. Hadithi është i saktë. Shiko Mishkatul Mesabih nr. 1439)Kjo festë është pjesë e kufrit dhe veprimet e saj janë vepra të qafirëve të cilave nëse u shtohet edhe besimi në to atëherë e nxjerrë njeriun nga feja e tij, Allahu na ruajt1
Ruajuni ju gjithashtu ruani edhe fëmijët tuaj nga këto mashtrime. Këshilloni edhe te tjerët dhe mësoni fëmijët tuaj çfarë është e mire dhe çfarë e keqe.
Vëllai juaj:
Lulzim MEHMET Susuri 30,10,2012 | |
|