E shtune 23 Nëntore 2013 14:31Një grup luftëtarësh sirian të udhëhequr nga Al Kaida kanë marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Sirinë lindore, njoftuan aktivistët. Ata thanë se marrja në dorë e kësaj pike do të bllokojë qasjen e regjimit të Bashar al -Asad në pothuajse të gjitha rezervat vendore bruto.
Ende nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria e regjimit sirian. Humbja e fushës së naftës “Al – Omar” do të thotë humbje pothuajse e tërësishme e qasjes në naftë, nga e cila edhe është e varur lufta dy vjeçare.
Fusha “Al Omar” e cila gjendet në provincën Deir el – Zor, do të ndikojë në zvogëlimin e kapaciteteve të regjimit Assad.
Observatori Sirian për Drejtat e Njeriut tha se kjo lëvizje ishte një goditje të madhe për regjimin.
"Tani, pothuajse të gjithë rezervat e naftës së Sirisë janë në duart e Frontit Nusra dhe njësive të tjera islamike," tha Rami Abdelrahman , kreu i Observatorit. "Fati i regjimit tani është në duart Nusras. "
Assad besohet se po merr karburant nga Irani, e që është aleati i tij kryesor rajonal. Teherani shiit është duke mbështetur luftën e qeverisë siriane kundër civilëve mysliman sunit, duke ofruar edhe mbështetje ushtarake.
Siria nuk është një prodhues i rëndësishëm i naftës dhe nuk ka eksportuar asnjë barelë të naftës që nga fundi i 2011, kur sanksionet ndërkombëtare kamë hyrë në fuqi për të rritur presionin mbi Asadin. Para sanksioneve, vendi eksportuar 370,000 fuçi në ditë, kryesisht në Evropë .
Konflikti filloi mars 2011, kur pati protesta paqësore kundër katër dekadave të sundimit të familjes Assad, por regjimi i shtypi ato brutalisht duke quar në një luftë civile që ka vrarë mbi 120.000 njerëz. /mesazhi/