Siri, Damask
Pesëmbëdhjetë persona u vranë sot në Siri dhe mbi 30 u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë në një stacion autobusi në perëndim të Damaskut.
Televizioni shtetëror tha se të gjitha viktimat ishin civilë, por Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues anti-Assad, tha se gjashtë nga të vdekurit ishin ushtarë. Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet për shkak se ka rreth 25 të plagosur, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje kritike" tha Observatori në një email.
Më shumë se 120.000 njerëz janë vrarë në një luftë civile që filloi me protesta paqësore pro-demokracisë, e të cilat janë shtypur me force nga regjimi i Bashar Al Asad. /mesazhi/