PALESTINË
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se do të shkatërrojnë një xhami palestinezE në qytetin e Bregut Perëndimor, Nablus. Autoritetet okupuese kanë në plan për të shkatërruar xhaminë në orët e ardhshme. Ata kanë urdhëruar të gjithë banorët të evakuohen para se të fillojnë punimet për prishjen.
Zyrtarët palestinez thanë për agjencinë palestineze të lajmeve Maan se forcat e Izraelite kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në këtë rajon, dhe se tashmë kanë në shënjestër xhamitë e zonës.
Nablus ka shënuar rritje të shkatërrimeve nga forcat okupuese në ditët e fundit. Vetëm 10 ditë më parë, qindra pemë ulliri u shkulën nga kolonët hebrenj, duke shkatërruar të ardhurat e vetme që kanë banorët lokal. /mesazhi/